Page 74 - Demo
P. 74
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRERekordi/Regjistrim është një informacion i plotë, i vendosur horizontalisht në një tabelë. Informacioni i plotë, regjistrimi i një anëtari të stafit në bazën e të dhënave, mund të përmbajë ID-në, Emrin, Mbiemrin, ID-në e Departamentit etj., siç tregohet në figurën 2.Fusha është një kolonë e caktuar vertikalisht në një tabelë, që ruan informacionin e të njëjtit lloj. Duke iu referuar figurës 2, ID-ja është një fushë, që ruan vetëm numrin identifikues të stafit, ndërsa Emri është një fushë që ruan vetëm emrat e stafit.Çelësi kryesor është një fushë e tabelës, që përdoret për të identifikuar në mënyrë unike një rekord në bazën e të dhënave. Në disa raste çelësi kryesor mund të jetë i dukshëm, për shembull targa e makinës, e cila mund të përdoret për ta identifikuar atë në mënyrë unike, por në shumicën e rasteve ato mund të jenë të padukshme dhe në këtë rast është e nevojshme të krijohet një vlerë unike, që zakonisht përcaktohet si një numër ID. Çelësi kryesor na siguron që të identifikojmë në mënyrë unike çdo rekord në tabelë. Duke iu referuar figurës 2, çelësi kryesor përdoret për të identifikuar çdo anëtar të stafit, që në tabelën Staf është ID.Çelësi i huaj është një çelës kryesor i një tabele, që vendoset në një tabelë tjetër për të lidhur dy tabelat me njëra-tjetrën. Duke iu referuar figurës 2, fusha ID_departament (ID në tabelën Departament ) është çelësi kryesor në tabelën Departament, që është vendosur si çelës i huaj në tabelën Staf për të lidhur këto dy tabela.Marrëdhënia është lidhja që ekziston midis dy tabelave të një bazë të dhënash të lidhura midis tyre, ku një tabelë ka një çelës të huaj, që i referohet çelësit kryesor të tabelës tjetër. Marrëdhënia i lejon bazave të të dhënave relacionale të ndajnë dhe ruajnë të dhëna në tabela të ndryshme duke lidhur elemente të ndryshme të të dhënave.Qëllimi i çelësit kryesor është të identifikojë në mënyrë unike një rekord në një tabelë.Qëllimi i çelësit të huaj është të krijojë një lidhje/marrëdhënie midis dy tabelave.Integriteti refencial është një koncept i bazave të të dhënave relacionale, i cili tregon se marrëdhënia midis tabelave duhet të jetë e qëndrueshme. Fusha e çelësit të huaj duhet të jetë në përputhje me çelësin kryesor, që i referohet çelësi i huaj. Kështu, çdo ndryshim i fushës së çelësit kryesor duhet të aplikohet në të gjithë çelësat e huaj. E njëjta gjë vlen dhe për çelësin e huaj: çdo përditësim (por jo fshirja e tij) duhet të përhapet te çelësi kryesor.Njësia/Entiteti është një objekt në një sistem që ne duam ta modelojmë dhe të ruajmë informacion rreth tij. Njësi mund të jetë një person, një vend, një ngjarje etj. Duke iu referuar figurës 2, tabela Staf, në këtë rast, është një njësi që i referohet objektit staf për të cilin ne duam të ruajmë informacion. Njësitë përbëhen nga shumë atribute/karakteristika.Atributet/karakteristikat janë karakteristika specifike të një njësie. Në zbatimin e bazës së të dhënave karakteristikat janë fusha të tabelave. Për shembull në një njësi që ruan të dhëna për një shtet, mund të përfshihen karakteristika si emri, popullata, kontinenti, GDP, sipërfaqja, monedha etj.PROVO VETEN1. Çfarë është një bazë të dhënash?2. Çfarë është një bazë të dhënash relacionale? Si ruhen të dhënat në të?3. Në bazat e të dhënave çfarë është tabela, rekordi/regjistrimi, çelësi kryesor, çelësi i huaj, njësia/entiteti, atributet/karakteristikat dhe integriteti preferencial?72

