Page 75 - Demo
P. 75
Nxënësi/ja:3.2Fazat e zhvillimit të bazës së të dhënaveAnalizimi i kërkesave është grumbullimi dhe analizimi i informacionit të nevojshëm mbi organizatën, ku do të përdoret baza e të dhënave që përfshin fazat:• Planifikimin, që ka të bëjë me planifikimin e të gjithë ciklit të zhvillimit të bazës së të dhënave. • Përcaktimin e sistemit, që përcakton përdoruesit, kërkesat dhe detyrat, që sistemi do të realizojë.Projektimi i bazës së të dhënave përfshin këto dy faza:• Modelin logjik, që është zhvillimi i një modeli duke u bazuar në kërkesat. Ai përcakton njësitë, atributet dhe lidhjet midis tyre pa pasur parasysh ndonjë sistem administrimi të bazave të të dhënave.• Modelin fizik, që zbaton modelin logjik duke pasur parasysh një sistem administrimi të bazave të të dhënave.Zbatimi është realizimi fizik i bazës së të dhënave dhe hartimi i aplikacionit që përfshin fazat e:• Konvertimit dhe ngarkimit të të dhënave, ku të dhënat transferohen në bazën e të dhënave.• Testimit, që bën testimin e sistemit të ndërtuar përpara përdorimit për të parë gabime të mundshme. Kërkesat e përdoruesveGjatë fazës së analizës është e nevojshme të përcaktohen përdoruesit, sistemi që do të ndërtohet dhe kërkesat funksionale. Zhvilluesi i bazës së të dhënave duhet të pyesë çdo grup përdoruesish rreth detyrave, që ata do të donin të realizonin nëpërmjet këtij sistemi.Nëse ju do të ndërtonit një bazë të dhënash për një spital, fillimisht duhet të bisedonit me punonjësit që do të përdorin atë. Në këtë rast ka dy grupe përdoruesish: stafi i recepsionit dhe stafi mjekësor, të cilët kërkojnë të realizojnë detyrat si në tabelën 1.Kërkoni në internet informacion rreth fazave të zhvillimit të një baze të dhënash. Zhvillimi i një baze të dhënash (BDH) ndjek një sërë fazash, siç tregohen në figurën 1. Në sisteme bazash të dhënash të vogla fazat e zhvillimit të tij, zakonisht, janë shumë të thjeshta dhe nuk përfshijnë shumë hapa. njihen me fazat e zhvillimit të bazës së të dhënave dhe strukturën e të dhënave.Aktivitet:Fig. 1Analizimi i kërkesavePlanifikimiPërcaktimi i sistemitModeli logjikModeli fizikProjektimi i bazës së të dhënaveZbatimiKonvertimi dhe ngarkimii të dhënaveTestimi73

