Page 76 - Demo
P. 76


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREStafi i recepsioni Stafi mjekësor• Të regjistrojnë pacientët.• Të kërkojnë të dhëna rreth pacientit.• Të regjistrojnë një takim me mjekun dhe të printojnë formularin e takimit.• Të krijojnë dhe të printojnë informacione përmbledhëse të detajuara për pacientin.• Të shtojnë shënime mjekësore për pacientin.• Të lënë takime me pacientët për vizita të mëtejshme (generate onward referrals).• Të kenë qasje te të dhënat konfidenciale mjekësore.• Të krijojnë receta. Kërkesat funksionaleKërkesat funksionale duhet të lidhen me detyrat që sistemi i bazave të të dhënave do të realizojë nëpërmjet kërkimit të informacionit në bazën e të dhënave. Gjithashtu, kërkesat funksionale mund të sigurojnë informacion rreth të dhënave që duhet të ruhen në bazën e të dhënave. Për bazën e të dhënave të spitalit, kërkesat funksionale mund të përfshijnë:• Një tabelë që ruan informacion të përgjithshëm rreth pacientit për fushat, si në tabelën 2.• Një tabelë me informacion mjekësor rreth pacientit, që lidhet me tabelën, që mban informacion të përgjithshëm, si në tabelën 3.• Pyetësor të thjeshtë dhe kompleks për të lejuar kërkimin dhe klasifikuar të dhënat në të dyja tabelat.• Format për t’i mundësuar dy grupeve të përdoruesve të shtojnë dhe ndryshojnë informacion.Në realitet zbatimi i një sistemi të tillë do të kërkojë një bazë të dhënash shumë më të ndërlikuar se kjo që trajtuam më lartë. Thjesht kemi dhënë një ilustrim se si mund të përcaktohen përdoruesit dhe kërkesat funksionale. Kategorizimi i kërkesaveNuk ka standarde se si duhet të kategorizohen përdoruesit dhe kërkesat funksionale. Por gjithsesi mund të jetë e dobishme të keni parasysh që:• Kërkesat e përdoruesve duhet të përmblidhen për secilin grup përdoruesish.• Kërkesat funksionale duhet të kenë parasysh hyrjet, proceset dhe rezultatet e nevojshme për bazën e të dhënave që ajo të funksionojë siç duhet (tabela 1).Hyrjet (Forma) Proceset (Pyetësorët) Rezultatet (Raportet)Grupi RecepsionitRegjistro pacientët kërko/rendit sipas emrit, mbiemrit, ID së pacientit etj. Detaje të pacientitEditimi i detajeve të pacientit TakimetTakime të rejaGrupi MjekësorShto shënime mjekësore kërko/rendit sipas rezultateve të testeve, sëmundjeve të njohura, emrit, ID së pacientit etj.RecetaHistoriku i mjekimit të pacientiGjenero referimin Konfirmo referiminTabela 2: Tabela Pacient me informacion të përgjithshëm Tabela 1: Kërkesat e përdoruesve Tabela 3: Tabela me informacion mjekësorTabela 3: Kërkesat FunksionaleTabela me informacion mjekësor• ID e pacientit• ID e rekordeve mjekësore• Diagnoza• Mjekimi• Tipi i gjakutTabela Pacient • ID e pacientit• Emri• Mbiemri• Datëlindja• Adresa• Numër kontakti• Takimi i ardhshëm• Data e takimit të ardhshëm74
                                
   70   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80