Page 77 - Demo
P. 77


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRETabela 1: Kërkesat e përdoruesve Tabela 5:Tabela 6: Llojet e të dhënave Struktura e të dhënavePara se të zbatohet një bazë të dhënash duhet të përcaktohet në mënyrë të saktë struktura e të dhënave (rekordeve), që do të ruhen në të për të shfrytëzuar sa më mirë memorien dhe për të pasur më të lehtë kërkimin e informacionit. Për shembull një koncesionar makinash do të ruajë të dhëna për makinat që shet. Përpara se të ndërtojmë bazën e të dhënave duhet t’i përgjigjemi pyetjeve:1. Çfarë informacioni na nevojitet?2. Çfarë lloji duhet të jenë të dhënat që nevojiten?Pasi t’i jemi përgjigjur këtyre pyetjeve, mund të vazhdojmë më tej. Në tabelën 5 jepet struktura e të dhënave për shembullin e marrë. Është shumë e rëndësishme që të zgjidhet në mënyrë të saktë lloji i të dhënës, për të siguruar mirë përdorimin e saj. Nëse e dhëna çmimi do të ruhej si një e dhënë tekst dhe jo numër, ne nuk mund ta përdornim atë për të gjetur totalin e çmimit të disa makinave. Llojet e të dhënaveKur krijohet një bazë të dhënash është shumë e rëndësishme që të përcaktohet lloji i të dhënave, që do të ruhet në çdo fushë. Lloji i të dhënave PërshkrimiTekstRuan vlera alfanumerike, d.m.th., numra, shkronja dhe karaktere speciale. Maksimumi mund të ruhen 255 karaktere, p.sh. një produkt ID, emri, mbiemri ose adresë.Numër Përmban të dhëna numerike që përdoren në përllogaritje. Lejohen shifra me dhe pa presje dhjetore.Data/Ora Ruan vlera të datës dhe orës në formate të ndryshme.MonedhaSpecifikon monedha të ndryshme dhe i shfaq ato në formate të ndryshme. Ruan një numër të plotë që rritet ose zvogëlohet automatikisht, kur ju shtoni ose fshini rekorde.Po/Jo Ka vetëm njërën nga dy vlerat, d.m.th., E vërtetë/E gabuar, Po/Jo ose Ndezur/Fikur.Emri i të dhënës Lloji i të dhënës FormatiNumri Regjistrimit Tekst Deri në 7 karaktere – çelësi kryesorMarka Tekst Deri në 15 karaktereModeli Tekst Deri në 15 karaktereData e regjistrimit Datë DDMMVVÇmimi Monedhë Deri në 5 numraTaksat Po/Jo (Boolean) 1 karakter P/JPROVO VETEN1. Cilat janë fazat e zhvillimit të një baze të dhënash?2. Plotëso llojet e fushave për të dhënat e mëposhtme që do të ruhen në një bazë të dhënash:Emri i të dhënës Shembull Lloji i të dhënësEmri AnaMbiemri MarkuNiveli i sigurisë 6Data e fillimit 24/01/2018ID e kartës 4574675Detyra në terren PoOrë pune 55Paga për orë 100 Lekë75
                                
   71   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81