Page 78 - Demo
P. 78


                                    Nxënësi/ja:3.3Modelet relacionale Marrëdhëniet dhe diagrama e marrëdhënieve të njësive/entiteteve (DMNj)Një tabelë në bazën e të dhënave mban të dhëna për një njësi të vetme. Çdo njësi ka një çelës kryesor për t’iu referuar njësisë në mënyrë unike. Kjo do të thotë se një njësi mund të referohet në një tabelë tjetër pa pasur nevojë që të thërrasim të gjitha detajet rreth saj. Të dhënat mund të shtohen në formën e regjistrimeve. Bazat e të dhënave relacionale ruajnë të dhëna në një mënyrë shumë të qartë dhe të organizuar nëpërmjet shumë tabelave. Lidhjet, të quajtura marrëdhënie, krijohen midis tabelave për të ndarë të dhëna ndërmjet tyre. Kjo lidhje midis tabelave krijohet me anë të çelësit kryesor dhe të huaj. Normalizimi është procesi i analizimit të bazës së të dhënave për ta bërë atë më efikase duke përdorur tabela të ndryshme për të reduktuar të dhënat e dublikuara. Kur një bazë të dhënash normalizohet, të dhënat e saj ndahen në tabela të vogla dhe marrëdhënia përdoret për t’i lidhur ato. Në bazat e të dhënave relacionale është e nevojshme të identifikohet lloji i marrëdhënies që ekziston midis dy njësive. Kemi disa lloje marrëdhëniesh: marrëdhënie një-në-një, njënë-shumë dhe shumë-në-shumë. Këto marrëdhënie paraqiten me anë të diagramës së marrëdhënieve të njësive (ERD – Entity Relationship Diagram). Marrëdhënia një-në-njëMarrëdhënia një në një do të thotë që një njësi mund të jetë prezente në vetëm një element të njësisë tjetër. Për shembull nëse kemi njësitë person dhe adresë dhe lidhja midis tyre është një-në-në do të thotë se një person ka një adresë (fig. 2).Në një klub sportiv një lloj sipërfaqeje mund të përdoret në fusha të ndryshme. Në klubin sportiv ka 5 fusha me sipërfaqe bari, pra e njëjta lloj sipërfaqeje, bari, mund të përdoret në fusha të ndryshme. Megjithatë një fushë mund të ketë vetëm një sipërfaqe.Duhet të ekzistojë një njësi për të ruajtur informacionin mbi fushat e ndryshme sportive që ndodhen në këtë klub. Çdo fushë ka një sipërfaqe, ku luhet (bari, sintetik, dërrase), kështu që do të duhet të përfshihet një njësi sipërfaqeje. Klubi sportiv duke përdorur këto dy njësi mund të ruajë informacion rreth shitësve të sipërfaqeve, të cilët mund të kontaktohen, kur ndonjë nga sipërfaqet ka nevojë për rregullime.Marrëdhënia midis llojit të sipërfaqes dhe fushave të ndryshme sportive jepet në figurën 1. A mund të thoni çfarë lloj marrëdhënieje është kjo? kupton modelet relacionale dhe termat tipike të përdorura në terminologjinë e bazave të të dhënave.Aktivitet:Fig. 3Sipërfaqja Fusha sportiveFig. 2Një NjëNjë ShumëShumëShumëFig. 1 Marrëdhënia një-në-shumë ose shumë-në-njëNjë marrëdhënie një-në-shumë ekziston, kur një njësi mund të shfaqet në shumë elemente të një njësie tjetër. Marrëdhënia njënë-shumë është marrëdhënia më e përdorur në bazat e të dhënave, që janë të zbatuara në mënyrën e duhur. Për shembull nëse kemi njësitë kinema dhe klientë dhe lidhja midis tyre do të jetë një-nëshumë, atëherë një kinema ka shumë klientë (fig. 3).76
                                
   72   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82