Page 79 - Demo
P. 79


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREFig. 4Fig. 5 Marrëdhënia shumë-në-shumëNjë marrëdhënie shumë-në-shumë ekziston, kur shumë elemente të një njësie mund të shfaqet në shumë elemente të një njësie tjetër. Për shembull nëse kemi njësitë lëndë dhe nxënës dhe lidhja midis tyre do të jetë shumë-në-shumë, atëherë shumë lëndë mund të ndiqen nga shumë nxënës (fig. 4).Është më e dobishme të tregohet jo vetëm lidhja midis dy njësive, por edhe karakteristikat e secilës njësi, si pjesë e diagramës së marrëdhënieve të njësive. Kështu, diagrama e marrëdhënieve të njësive (DMNj) për dy njësitë e klubit sportiv do të ishte si në figurën 5. Shprehja “përdoret në” që tregohet në figurë, në lidhjen midis dy njësive, përshkruan marrëdhënien që ekziston midis tyre. Në këtë rast nënkupton që një lloj sipërfaqe mund të përdoret në shumë fusha. Është e nevojshme të përfshihen përshkrimet e marrëdhënieve, kur krijohet DMNj. Lidhja midis dy tabelave që përfaqësojnë dy njësitë realizohet nëpërmjet IDSipërfaqe, e cila është çelës kryesor për Sipërfaqja dhe çelës i huaj për Fushatsportive.Karakteristikat kryesore të një baze të dhënash relacionale janë:- përbëhet nga disa tabela unike;- një tabelë mban të dhëna vetëm rreth një njësie;- çdo tabelë duhet të ketë një çelës kryesor;- tabelat lidhen midis tyre nëpërmjet çelësave kryesor ose të huaj.Tiparet e DMNj-së janë:- DMNj na mundëson të krijojmë një skicë të bazës së të dhënave.- DMNj është një mjet grafik për modelimin e të dhënave.- DMNj përdoret gjerësisht në dizenjimin e bazave të të dhënave.- DMNj është një paraqitje grafike e strukturës logjike të një baze të dhënash.- DMNj është një model që identifikon njësitë që ekzistojnë në një sistem dhe marrëdhëniet midis këtyre njësive.Shumë ShumëShumëShumëShumëShumëIDSipërfaqeLlojiSipërfaqeFurnizuesiKostoM2SipërfaqjaIDFushaEmriFushaIDSipërfaqe*KostoQerajaAdministratorELirëFushat sportivePërdoret nëPROVO VETEN1. Çfarë paraqet diagrami përbri?a. Një diagrame DMNj.b. Një diagram strukture. c. Një model wireframe.2. Çfarë është një marrëdhënie? Sa lloje marrëdhëniesh mund të kemi midis dy tabelave të një baze të dhënash relacionale?3. Çfarë është normalizimi?IDnxënësEmriMbiemriAdresaNxënësIDgrupEmriigrupitIDnxënësOrariGrupmuzikorBën pjesë77
                                
   73   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83