Page 8 - Demo
P. 8


                                    1.1Nxënësi/ja:Arkitektura e sistemit kompjuterik kupton qëllimin e CPU-së; njeh elementet e CPU-së dhe funksionet e tyre; njihet me arkitekturën e Von Neumann-it.Kompjuterat i ruajnë udhëzimet dhe të dhënat e programit për t’u përpunuar në kujtesë. Programet i marrin të dhënat nga një pajisje hyrëse. Më pas ato përpunohen në disa mënyra nga CPU-ja dhe përfundimi del në një pajisje dalëse. Kjo është ajo që e bën kompjuterin një makinë me qëllim të përgjithshëm. Programet e ndryshme bëjnë të mundur që një kompjuter të kryejë detyra të ndryshme, pa pasur nevojë të ndryshojë qarkun e tij fizik. Figura 1 paraqet aktitekturën e kompjuterit, të njohur me emrin Von Neumann, për nder të matematicienit të njohur John von Neumann, i cili e krijoi në vitet ’40 të shekullit të kaluar. Tërësia e rregullave dhe metodave që përshkruajnë mënyrën e funksionimit, organizimin dhe zbatimin e sistemit kompjuterik përbën atë që quhet arkitekturë e kompjuterit. Si mendoni ju a ka ndryshuar arkitektura në kompjuterat e sotëm?Aktivitet:Fig. 1Fig. 2 Arkitektura Von NeumannSipas arkitekturës së Von Neumann-it kompjuteri përbëhet nga një njësi qendrore e përpunimit (CPU), mekanizmat e hyrjes dhe daljes (I/O) dhe një kujtesë për të ruajtur të dhënat dhe udhëzimet (fig. 2). Arkitektura Von Neumann bazohet në tre parime:1. Arkitektura e kompjuterit nuk varet nga detyra që ai realizon.2. Koncepti kompjuterik i ruajtjes së programit. Të dhënat dhe udhëzimet e programit ruhen në të njëjtën memorie. 3. Udhëzimet kryhen me radhë dhe në një moment të caktuar kryhet vetëm një udhëzim.CPU KujtesaPajisjet Hyrëse/DalëseSistemi Ndërlidhës (BUS)Kjo arkitekturë përdoret ende në shumicën e kompjuterave që prodhohen sot, por ka edhe elemente të reja që i shtohen asaj. Njësia Qendrore e Përpunimit (CPU) CPU-ja është qarku elektronik përgjegjës për ekzekutimin e udhëzimeve të një programi kompjuterik. Shpesh njihet si mikroprocesor ose procesor. Qëllimi i CPU-së është të përpunojë të dhënat. Në CPU zhvillohen procese të tilla si llogaritja, klasifikimi dhe kërkimi i të dhënave. Çfarëdo detyre që i jepet kompjuterit nga përdoruesi, si p.sh. kontrolli i postës elektronike, luajtja e lojërave apo përdorimi i programeve të ndryshme, është procesori ai që ka përpunuar të dhënat. Çdo procesor ka tre elemente përbërëse:  Njësia e kontrollit (CU).  Njësia aritmetike logjike (ALU).  Regjistrat. Fig. 2 Njësia e kontrollit Njësia e kontrollit (Control Unit, CU) mbikqyr rrjedhjen e informacionit në sistem dhe ekzekuton udhëzimet e programeve. Gjithashtu, ajo monitoron komunikimet ndërmjet pjesëve hardware, që janë të lidhura në kompjuter. CU-ja kontrollon hyrjen dhe daljen e të dhënave, mbikëqyr që sinjalet të dërgohen me sukses dhe siguron që të dhënat të shkojnë në vendin dhe kohën e duhur. 6
                                
   2   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12