Page 80 - Demo
P. 80


                                    Nxënësi/ja:3.4Përparësitë e bazave të të dhënave relacionale Bazat e të dhënave me tabelë me një përmasëBazat e të dhënave me tabelë me një përmasë përbëhen nga një tabelë. Si rezultat, në një bazë të dhënash shumë të madhe do të ketë të dhëna që do të përsëriten disa herë në të njëjtën tabelë. Këto lloj baza të dhënash shkaktojnë anomali në shtim, fshirje dhe rifreskim të dhënash. Në tabelën 1 paraqitet tabela që ruan të dhënat e mësuesve dhe departamenteve të një shkolle. ID Emri Mbiemri Departamenti ShefiDepartamentit ID_Departament Telefon1 Ana Marku Informatikë Joana Morina 1 3002 Laura Brokaj Informatikë Joana Morina 1 3003 Stefan Bajrami Informatikë Joana Morina 1 3004 Dardan Mare Anglisht Nertil Berberi 2 3015 Ina Mekshi Anglisht Nertil Berberi 2 3016 Entela Gashi Matematikë Dejk Hysenaj 3 3027 Petrit Gjoni Matematikë Dejk Hysenaj 3 3028 Petrika Krasniqi Gjeografi Nikolla Prendi 4 303Në këtë bazë të dhënash, të dhënat e çdo pjesëtari të stafit ruhen bashkë me të gjithë të dhënat e departamentit. Kjo gjë është e panevojshme, duke qenë se disa informacione duhet të shfaqen disa herë, si për shembull numri i telefonit të departamentit. Si rrjedhim rritet madhësia e bazës së të dhënave. Përdorimi i bazave të të dhënave si një tabelë me një përmasë çon në tre probleme shumë specifike:• anomali në shtim,• anomali në fshirje,• anomali në rifreskim. Anomali në shtimNë shembullin e mësipërm është e pamundur që ne të shtojmë një departament pa shtuar në të njëjtën kohë dhe një pjesëtar të tij. Tabela kërkon që informacioni për mësuesin dhe departamentin të ruhen bashkë si një rekord. Nuk ka një mënyrë se si ne mund të shtojmë departamentin Matematikë pa shtuar të dhënat për një mësues. Ky problem njihet si anomali në shtim. Duhet të ndërtoni një bazë të dhënash për të ruajtur aktivitete sportive në të cilat merr pjesë çdo nxënës i klasës. Sa tabela do të ishte e nevojshme që të krijoni? Diskutoni mbi këtë temë me njëri-tjetrin? kupton përparësitë e bazave të të dhënave relacionale krahasuar me tabelat me një përmasë.Aktivitet:Tabela 1:78
                                
   74   75   76   77   78   79   80   81   82   83   84