Page 81 - Demo
P. 81
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRETabela 2: Anomali në fshirjeAnomalia në fshirje është e kundërta e anomalisë në shtim. Ajo ndodh, kur nuk mund të fshijmë të dhëna nga tabela, pa fshirë të gjithë rekordin. Për shembull, nëse do të donim të fshinim mësuesin Petrika Krasniqi nga tabela, ne duhet të fshijmë të gjithë të dhënat rreth departamentit të Gjeografisë. Kjo do të thotë që do të kemi humbje të të dhënave, edhe pse nuk duam t’i humbim ato. Anomali në rifreskimNëse do të donim të rifreskonim numrin e departamentit të Anglishtes nga 301 në 307, do të na duhej të rifreskonim dy rekorde. Nëse ndryshimi do të ndodhë vetëm në një nga dy rekordet, atëherë do të kemi një anomali në rifreskim të dhënash. Në tabela me përmasa të vogla është e lehtë të shmanget kjo lloj anomalie. Kurse në tabelat me sasi shumë të madhe informacioni (me mijëra rekorde) është shumë e vështirë të ndryshosh çdo rekord. Anomalitë në rifreskim shkaktojnë pasaktësi dhe paqëndrueshmëri në një bazë të dhënash. Bazat e të dhënave relacionaleMënyra se si mund të eliminohen anomalitë e shtimit, fshirjes dhe rifreskimit të të dhënave, është dizenjimi i një baze të dhënash relacionale. Në shembullin e tabelës 1 ne mund t’i ndajmë të dhënat në dy tabela të ndryshme, që lidhen midis tyre me anë të një fushe që gjendet në të dyja tabelat. Tabela StafTabela Staf e paraqitur në tabelën 2 ruan informacion për çdo anëtar të stafit. Kjo tabelë ka këto fusha: ID, Emri, Mbiemri dhe ID_Departamentit. ID e mësuesit është çelësi kryesor për këtë tabelë. Nuk mund të ndodhë që dy mësues të kenë të njëjtën ID.ID Emri Mbiemri ID_Departamentit1 Ana Marku 12 Laura Brokaj 13 Stefan Bajrami 14 Mikaela Mare 25 Ina Mekshi 26 Entela Gashi 37 Petrit Gjoni 38 Petrika Krasniqi 4Tabela DepartamentTabela Departament e paraqitur në tabelën 3 ruan informacion për departamentet. Kjo tabelë ka tre fusha: ID_Departamentit, Departamenti dhe Telefon. ID_Departamentit është çelësi kryesor dhe është unik për çdo departament. 79

