Page 82 - Demo
P. 82


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREID Departamenti Shefi Departamentit Telefon1 Informatikë Joana Morina 3002 Anglisht Nertil Berberi 3013 Matematikë Dejk Hysenaj 3024 Gjeografi Nikolla Prendi 303Dy tabelat janë të lidhura me njëra-tjetrën, sepse çelësi kryesor (ID_Departamentit) i tabelës Departament gjendet dhe në tabelën Staf për të ditur se në cilin departament është çdo anëtar i stafit. Në tabelën Staf ID_Departamentit është një çelës i huaj.Përdorimi i bazave të të dhënave relacionale redukton mundësinë që të ndodhin anomali në shtim, fshirje apo rifreskim të dhënash.Në shembullin e diskutuar gjatë këtij mësimi përdorimi i një baze të dhënash relacionale do të thotë:• Një departament mund të shtohet në bazën e të dhënave pa shtuar informacion rreth stafit.• Nëse do të fshihet një anëtar i grupit, nuk do të kishim humbje të informacionit për departamentin, ku ai bën pjesë.• Nëse do të na nevojitej të ndryshonim numrin e telefonit të departamentit të informatikës, ky ndryshim do të bëhej vetëm një herë në tabelën departament.Përparësitë e një baze të dhënash relacionale:• Të dhënat kombinohen në mënyrë më fleksibël.• Nuk kemi të dhëna të dublikuara.• Sigurohet integriteti i të dhënave.• Ndryshimi i të dhënave dhe i formatit të të dhënave është më i thjeshtë.• Kërkimi i të dhënave është më i thjeshtë. • Të dhënat mund të shtohen dhe fshihen më lehtë.• Siguri e lartë.Në baza të dhënash relacionale të dhënat për njësi të ndryshme duhet të ruhen në tabela të ndryshme. Çdo njësi ka një çelës kryesor për të siguruar referencë unike në një njësi, që do të thotë që një njësie mund t’i referohemi në një tabelë tjetër pa pasur nevojë për të marrë të gjithë të dhënat e asaj njësie.PROVO VETEN1. Cili është përkufizimi i një baze të dhënash me tabelë me një përmasë:- Një version në letër e një baze të dhënash.- Një bazë të dhënash me vetëm një tabelë.- Një file i bazës së të dhënave e kompresuar (ngjeshur).2. Cili është përkufizimi i një baze të dhënash relacionale:- Një bazë të dhënash që është e lidhur me një faqe web-i.- Një bazë të dhënash që përmban disa tabela të lidhura midis çelësave kryesor dhe të huaj.- Një bazë të dhënash që është e lidhur me një tjetër bazë të dhënash.Tabela 3:80
                                
   76   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86