Page 83 - Demo
P. 83


                                    Nxënësi/ja:Normalizimi i databazës. Format e normalizimit3.5Normalizimi i një baze të dhënash është një teknikë për organizimin e të dhënave në bazën e të dhënave relacionale për të eliminuar përsëritjen e të dhënave dhe siguruar integritetin e të dhënave. Gjithashtu mund të përcaktohet si procesi i thjeshtëzimit të ndërtimit të bazës së të dhënave për të siguruar një strukturë optimale të bazës së të dhënave. Normalizimi është një pjesë integrale e modelit relacional. Ai është një proces me shumë hapa, që i vendos të dhënat në formë tabele dhe realizon dekompozimin e tabelave për të eliminuar të dhëna të dublikuara në tabelat që lidhen me njëra-tjetrën. Normalizimi realizohet duke zbatuar disa rregulla formale ose me një proces sintetizimi ose dekompozimi. Sintetizimi krijon një bazë të dhënash të normalizuar duke u bazuar në një bashkësi të njohur varësish. Dekompozimi përmirëson një bazë të dhënash të panormalizuar duke u bazuar në një bashkësi të njohur varësish.Normalizimi përdoret për dy qëllime:1. për të eliminuar të dhënat e panevojshme;2. për të siguruar që varësia (dependencies) midis të dhënave ka kuptim, që do të thotë se të dhënat ruhen në mënyrë logjike.Rregullat e normalizimit ndahen në tre forma normale si më poshtë:1. Forma e parë normale – 1NF.2. Forma e dytë normale – 2NF.3. Forma e tretë normale – 3NF. Forma e parë normaleForma e parë normale është hapi i parë i procesit të normalizimit të një baze të dhënash relacionale. Ajo kërkon që ju të ndërtoni një bazë të dhënash, e cila është lehtësisht e zgjerueshme dhe nxjerrja e të dhënave prej saj të jetë sa më e thjeshtë. Nëse tabelat e një baze të dhënash nuk janë në formën e parë normale, kjo konsiderohet si një bazë të dhënash e keqdizenjuar. Që një tabelë të jetë në formën e parë normale, duhet të plotësojë katër rregullat e mëposhtme:1. Tabela duhet të ketë vetëm një fushë që të jetë çelës kryesor.2. Çdo fushë duhet të mbajë vetëm një vlerë: që do të thotë se nuk mund të ruhet më shumë se një vlerë në të njëjtën fushë. 3. Një kolonë e tabelës duhet të mbajë vlera të të njëjtit lloj, p.sh. në kolonën Emri të tabelës Nxënës duhet të ruhet vetëm emri i nxënësve dhe jo një e dhënë tjetër.4. Nuk duhet të ketë grupe që përsëriten, që do të thotë se çdo kolonë në tabelë duhet të ketë emra unik dhe të mos ketë kolona që mbajnë të dhëna që përsëriten. Supozojmë se kemi një tabelë Lënda, që ruan të dhëna mbi lëndët që ndjek një nxënës në shkollë. Tabela përbëhet nga fushat ID, Emri dhe Lënda, siç tregohet në tabelën 1 ose ID, Emri, Diskutoni në klasë me njëri-tjetrin sa e rëndësishme është të mos kemi përsëritje të të dhënave në një bazë të dhënash. Dini ndonjë metodë që përdoret për eliminimin e të dhënave të përsëritura? identifikon karakteristikat e formularëve normal (normal forms) të parë, të dytë dhe të tretë duke kuptuar përparësitë dhe mangësitë e secilit prej tyre.Aktivitet:3NF2NF1NFFig. 181
                                
   77   78   79   80   81   82   83   84   85   86   87