Page 85 - Demo
P. 85


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREtabelën 7. Ose mund të krijojmë një tabelë të re Mësues, ku mund të ruhen të dhëna të tjera për mësuesin, si adresa, telefoni, paga etj. dhe të përdorim ID-në aty ku na duhet, si është treguar në tabelën 8. Në këtë rast në tabelën Lënda mund të përdorej ID_mësues në vend të emrit të mësuesit për të bërë lidhjen midis 2 tabelave. ID ID_nxënës ID_lënda Nota1 10 1 702 10 2 753 11 1 80ID Emri_lëndës Mësues101 OS Ana102 Java Beni103 C Agron104 C++ InaID Emri_mësues Adresa Paga1 Ana Tiranë 450002 Beni Tiranë 450003 Agron Tiranë 450004 Ina Tiranë 45000Tabela 6: Tabela ‘’Rezultatet” Tabela 7: Tabela ‘’Lënda” Tabela 8: Tabela “Mësues” Forma e tretë normaleQë një tabelë të jetë në formën e tretë normale duhet të plotësojë rregullat e mëposhtme:1. Të jetë në formën e dytë normale.2. Të mos ketë varësi tranzitore. Asnjë fushë jo-çelës kryesor nuk duhet të jetë e varur nga ndonjë fushë tjetër jo-çelës kryesor. Tabelës Rezultate të paraqitur në tabelën 6, i shtojmë dhe dy fusha të tjera, LlojiVleresimit dhe PikeMax, siç tregohet në tabelë 9. Në fushën LlojiVlerësimit ruhen të dhënat se ku e ka marrë nxënësi notën e caktuar, p.sh. e ka marrë në provim, kur është ngritur në klasë apo nga vlerësimi i projektit. Kjo tabelë ka çelës kryesor të përbërë nga dy fusha, ID_nxënës dhe ID_lënda. Fusha LlojiVlerësimit varet nga të dyja fushat, pra, varet nga çelësi kryesor i përbërë, sepse në lëndë të ndryshme mund të kemi lloje të ndryshme vlerësimi. Fusha PikëMax varet nga fusha LlojiVleresimit, sepse lloje të ndryshme vlerësimi mund të kenë pikë të ndryshme, që ndikojnë në vlerësimin përfundimtar të nxënësit. Në këtë rast kemi një varësi tranzitore, sepse një fushë jo-çelës kryesor varet nga një atribut jo-çelës kryesor.Tabela 9: Tabela ‘’Rezultatet”ID ID_nxënës ID_lënda Nota Lloji Vlerësimit PikëMax1 10 1 70 Provim 1002 10 2 75 Provim 1003 11 1 30 Projekt 40Për të eliminuar këtë gjë fshijmë dy kolonat që shtuam në tabelën Rezultatet dhe krijojmë një tabelë të re LlojiVlerësimit, si në tabelën 10. Tashmë baza e të dhënave ruan më shumë informacion dhe përbëhet nga 4 tabela, të cilat janë të normalizuara. Pra, me rritjen e kërkesës për të dhëna, rritet kompleksiteti i të dhënave. Gjithashtu, rritet edhe nevoja për normalizim. ID LlojiVlerësimit PikëMax1 Provim 1002 Provim 1003 Projekt 40Tabela 10: Tabela ‘’LlojiVlerësimit”PROVO VETEN1. Çfarë është normalizimi?2. Cilat janë format normale dhe karakteristikat e tyre?3. Trego nëse pohimet e mëposhtme janë të vërtetë apo të gabuar.a. Një tabelë që të jetë në formën e dytë normale, duhet të jetë dhe në formën e parë normale. b. Një tabelë që të jetë në formën e tretë normale, duhet të jetë në formën e parë normale, por jo në formën e dytë normale. c. Një tabelë që të jetë në formën e tretë normale, duhet të jetë në formën e parë normale dhe në formën e dytë normale. V G83
                                
   79   80   81   82   83   84   85   86   87   88   89