Page 86 - Demo
P. 86
Nxënësi/ja:3.6Sistemi i administrimit të bazës së të dhënave relacionale (SABDhR), njihet si Relational Database Management System(RDBMS), është një grup programesh kompjuterike që i mundëson përdoruesit krijimin, organizimin, mirëmbajtjen dhe përdorimin e bazës së të dhënave. Ky sistem përdoret edhe për administrimin e të drejtave të qasjes në një bazë të dhënash. Sistemi i administrimit të bazës së të dhënave është shumë i rëndësishëm për të administruar sigurinë dhe integritetin e të dhënave. Më të njohurat nga këto programe janë: Microsoft SQLServer, Oracle, MySQL, PostgreSQL, IBM DB2, SYBAE etj.SABDhR ndjek modelin relacional në të cilin të dhënat ruhen në tabela dhe tabelat janë të lidhura midis tyre duke përdorur çelësat. Modeli relacional është kombinim i tre përbërësve: pjesa strukturore, pjesa e integritetit dhe pjesa manipuluese. Pjesa strukturore e përcakton bazën e të dhënave në formën e marrëdhënieve (tabelat). Pjesa e integritetit siguron integritetin e modelit relacional me anë të çelësit kryesor dhe atij të huaj. Pjesa manipuluese përdor algjebrën relacionale për të manipuluar bazën e të dhënave.Në një SABDhR përdoret normalizimi i të dhënave për të eliminuar teprinë e të dhënave (redundancy) në tabela. SQL është gjuha standarde për të pasur qasje në një SABDhR. Teknikat e normalizimit ndihmojnë pyetësorët në SQL të kenë qasje më shpejt te të dhënat. SABDhR na ofron këto funksionalitet kryesore:• ruan të dhëna në një vendndodhje kryesore;• lejon që shumë përdorues të kenë qasje te të dhënat;• siguron një ndërfaqe grafike për të punuar me të dhënat;• krijon backup-e;• kontrollon kush mund të ketë qasje dhe të editojë të dhënat.Sistemet e administrimit të bazave të të dhënave (I)Në rrjetet sociale ju mund të vendosni se kush mund të shikojë të dhënat tuaja:- ju mund të lejoni “shokët” tuaj të shikojnë të dhënat;- ju mund të lejoni “shokët” dhe “shokët e shokëve” të shikojnë të dhënat;- ju mund të keni një profil publik, që është i hapur për të gjithë.Të dhënat që shfaqen në profilin e Sarës në një rrjet social, ruhen në një bazë të dhënash. Sara duhet të vendosë se kush mund të shikojë të dhënat e saj. Diskutoni se kush ka të drejtë dhe kush nuk ka të drejtë të shikojë të dhënat e Sarës. kupton se si sistemet e administrimit të bazave të të dhënave (SABDhR) ruajnë përputhshmërinë e të dhënave në modelet relacionale duke përfshirë edhe dhunimet e deklarimeve të çelësave kryesor dhe të huaj.Aktivitet:Fig. 2Fig. 1Publike Shoqja e Sarës Shoku i AmitÇdokush Ami EdiProfili i SarësNuk lejohetNuk lejohetAlgoritmiLejohetVetëm shokët e mi mund të shikojnë profilin tim84

