Page 87 - Demo
P. 87
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRE Veçoritë e sistemit të administrimit të bazës së të dhënave (SABDhR)• Redukton teprinë e të dhënave, që do të thotë eliminon të dhënat e dublikuara. Përdoret një hapësire më e vogël ruajtje, sepse të dhënat ndahen në tabela.• Ruan integritetin e të dhënave nëpërmjet disa kufizimeve, kur ato futen në kompjuter. Këto kufizime janë rregulla, që janë projektuar për t’i mbajtur të dhënat të pandryshueshme dhe korrekte. Ato veprojnë si kontroll mbi të dhënat hyrëse. Struktura e bazës së të dhënave mund të ndryshojë, por aplikacionet që përdorin të dhënat nuk është e nevojshme që të ndryshojnë.• Lehtëson bashkëpërdorimin e të dhënave. Përdorues të ndryshëm mund të hyjnë dhe të përdorin të njëjtën bazë të dhënash, sepse formati i skedarëve të ruajtur mbetet i njëjtë.• Kontrollon mospërputhjen e të dhënave. Në SABDhR ndryshimi në ndonjërën prej fushave përditësohet automatikisht në të gjithë skedarët relativë, p.sh. në një bibliotekë, nëse ka dy regjistrime për të njëjtin libër, njëri sipas emrit të autorit dhe tjetri sipas ISBN-së, mund të ndodhë që detajet të ndryshohen te njëri regjistrim. Kjo mund të çojë në mospërputhje, meqë të dy regjistrimet e të njëjtit libër do të përmbanin informacion të ndryshëm. Këto probleme zgjidhen me ndihmën e SABDhR.• Zbaton standarde. Në SABDhR mund të aplikohen disa standarde në paraqitjen e të dhënave.• Garanton sigurinë e të dhënave. Në SABDhR hyrja te secili regjistrim mund të bëhet e mbrojtur. Në skedarë mund të hyjnë vetëm ata që janë të autorizuar për ta bërë këtë.SABDhR ndan aplikacionet nga të dhënat. Gjatë përdorimit të një aplikacioni përdoren vetëm të dhënat që janë të nevojshme për të përdorur atë aplikacion. Pra, nuk është e nevojshme që të përdorim të gjithë të dhënat që ndodhen në bazën e të dhënave.Një bazë të dhënash në një SABDhR mund të përdoret nga persona me përgjegjësi dhe të drejta të ndryshme.Një kompani ka departamente dhe klientë të ndryshëm, të cilët duhet të përdorin të dhëna të ndryshme. Çdo punonjës i kompanisë mund të ketë të drejta qasjeje në bazën e të dhënave të ndryshme, duke përdorur aplikacione front-endtë personalizuar. Shembull i një SABDhR-jeMë poshtë do të jepet shembulli i përdorimit të një sistemi administrimi baze të dhënash relacionale në një faqe web-i për rezervimin e biletave.Një kompani biletash u mundëson klientëve të saj të blejnë bileta online ose nëpërmjet zyrave të shitjes. Si mund të përdorë kjo kompani një sistem administrimi baze të dhënash relacionale për të ruajtur të dhënat për shitjet e biletave?Rasti IKompania mund të kenë dy baza të dhënash të ndryshme, një për sistemin e shitjeve online dhe një për zyrën e shitjeve. Te dyja këto baza të dhënash duhet të ruajnë të dhëna për biletat dhe klientët. Por ky sistem nuk do të ishte i efektshëm për disa arsye:• Si do të dinim ne se cilat vende janë shitur nga secili sistem?Fig. 3Fig. 4Zyra e pagesave kërkon akses në të dhënat e stafitShërbimi i klientit kërkon akses në të dhënat e kientëveSABDhRBaza e të dhënave qendroreAdministratori i shitjeve kërkon akses në magazinë Biletat Klientët Biletat KlientëtShitje online Zyra e shitjeve85

