Page 88 - Demo
P. 88


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRE• Si do t’i ndanim vendet nëpërmjet sistemit onlinedhe dyqanit për t’ia ofruar ato publikut?• Çfarë do të ndodhte nëse biletat e ofruara në sistemin online do të bliheshin më parë se biletat e ofruara në zyrën e shitjes?Do të kishim humbje të klientëve si pasojë e gabimeve apo dublikimeve në shitjen e biletave.Rasti IINjë SABDhR mund të krijojë një sistem ku të dhënat e biletave dhe klientëve mund të ruhen në të njëjtën bazë të dhënash. Duhet të ketë vetëm një aplikacion për zyrën e shitjeve dhe sistemin e shitjeve online, që duhet t’i lejojë ata të kenë qasje në bazën e të dhënave. Të dhënat nuk do të jenë të dublikuara, duke qenë se të dy sistemet ndajnë po të njëjtat të dhëna. Ky sistem punon në mënyrë më të efektshme. Pamjet e bazave të të dhënave (Database views)Një SABDhR na lejon të kemi pamje të ndryshme të një baze të dhënash, që është shumë e dobishme, sepse përdorues të ndryshëm kanë kërkesa të ndryshme.Pamja e jashtme është pamja e të dhënave që përdoren nga përdoruesit që fusin dhe shikojnë të dhënat. Përdoruesit nuk shikojnë të gjithë strukturën dhe tabelat e bazës së të dhënave, por vetëm të dhënat që i duhen.Pamja konceptuale është e dobishme për projektuesit e bazës së të dhënave. Kjo pamje tregon të gjitha tabelat dhe lidhjet midis tyre.Pamja e brendshme përdoret për programimin e detajuar të bazës së të dhënave dhe përdoret vetëm nga programuesit e saj. Ajo tregon detajet se si kompjuteri e sheh bazën e të dhënave. Mund të përfshijë detaje se si skedarët janë të strukturuar e të ruajtur si dhe përfshijnë referenca hexadecimale ose binare në bite të të dhënave. Nivelet e qasjesNjë nga sfidat e krijimit të SABDhR është administrimi se kush mund të ketë qasje në bazën e të dhënave dhe kush mund të ndryshojë të dhënat. Duhet të kemi nivele të ndryshme të qasjes së bazës së të dhënave për të ruajtur integritetin e saj, sepse nëse çdo përdorues mund të modifikojë të dhënat, atëherë të dhënat mund të jenë të kompromentuara. Një zhvillues SABDhR duhet të mendojë rreth nevojave të përdoruesit dhe të zhvillojë një sistem të përshtatur për nevojat e kompanisë. Në një librari muzike online duhet të kemi nivele të ndryshme qasjeje për përdorues të ndryshëm, si për shembull: • klient, që ka qasje vetëm për muzikën e tij;• administrator, që ka të drejtë të ngarkojë muzikë dhe të ndryshojë të gjithë librarinë;• financier, që ka të drejtë të shikojë detajet financiare të klientëve.PROVO VETEN1. Cila nga mundësitë e mëposhtme është një mjet për ruajtjen, përpunimin dhe organizimin e të dhënave në një bazë të dhënash?- Një bazë të dhënash. - Një SABDhR. - SQL.2. Cilat janë veçoritë e një sistemi administrimi të një baze të dhënash relacionale?3. Cilat janë pamjet e një baze të dhënash?Fig. 5BiletatKlientëtShitje online Zyra e shitjes86
                                
   82   83   84   85   86   87   88   89   90   91   92