Page 89 - Demo
P. 89
Nxënësi/ja:3.7 Sistemet e administrimit të bazave të të dhënave (II)SQL (Structured Query Language) është një gjuhë programimi standarde për baza të dhënash që përdoret për ruajtjen, manipulimin dhe nxjerrjen e të dhënave në një bazë të dhënash relacionale. SQL-të dhe MySQL janë aplikacione pa pagesë dhe shumë të përdorshme në baza të dhënash. Nëse ke një blog online, me shumë mundësi MySQL është duke u ekzekutuar në prapaskenë për të ruajtur të dhënat, regjistrimet dhe duke të lejuar të shtosh, editosh dhe fshish postime në blog. Një server SQL thjesht ruan të dhënat për një bazë të dhënash, kurse me anë të kodeve SQL mund të manipulohen të dhënat në bazën e të dhënave.SQL si të gjitha gjuhët e tjera të programimit ka sintaksë të përcaktuar. SQL përdoret për:- krijimin e bazës së të dhënave;- shtimin e të dhënave në bazën e të dhënave;- ndryshimin e të dhënave në bazat e të dhënave;- fshirjen e të dhënave në bazat e të dhënave;- kërkimin e të dhënave në bazat e të dhënave.Në të gjithë shembujt e mëposhtëm do të mbështetemi në bazën e të dhënave të nxënësve dhe mësuesve të një shkolle. Baza e të dhënave përbëhet nga katër tabela: Nxënës, Mësues, Klasa dhe GrupeMuzikor. Në figurën 1 paraqitet diagrama e marrëdhënieve të njësive (DMNj). Tabela Nxenes mban këto të dhëna: ID-në e studentit (çelës kryesor), emrin, mbiemrin, IDnë e klasës, ku bën pjesë (çelës i huaj që bën lidhjen me tabelën Klasa) dhe mesataren. Tabela Klasa mban këto të dhëna: ID-në e klasës (çelës kryesor), ID-në e mësuesit kujdestar (çelës i huaj që bën lidhjen me tabelën Mesues) dhe sallën. Tabela Mesues mban këto të dhëna: ID-në e mësuesit, emrin, mbiemrin dhe adresën. Tabela GrupeMuzikor mban këto të dhëna: ID-në e grupit, emrin e grupit, ID-në e nxënësit (çelës i huaj që bën lidhjen me tabelën Nxenes) dhe pagesën. Identifikoni llojet e lidhjeve që ka midis tabelave.Ju tashmë jeni njohur me ndërtimin e bazave të të dhënave. Tashmë duhet të mësojmë se si të manipulojmë të dhënat në bazën e të dhënave për shtimin e informacioneve të reja, modifikimin dhe kërkimin e të dhënave në bazën e të dhënave. Kërkoni në internet se cilat janë gjuhët e programimit, që ju mundësojnë të manipuloni të dhënat në bazën e të dhënave. përdor komanda në SQL për të përpunuar të dhënat e mbartura në bazat e të dhënave relacionale.Aktivitet:KlasaMesuesNxenes Grupe MuzikoreIDEmriMbiemriAdresaIDID_Nxenes*EmriGrupitPagesaIDEmriMbiemriID_Klasa*MesatareIDID_Nxenes*SallaFig. 187

