Page 9 - Demo
P. 9


                                    TEMATIKA 1 BOTA E KOMPJUTERITKjo arkitekturë përdoret ende në shumicën e kompjuterave që prodhohen sot, por ka edhe elemente të reja që i shtohen asaj.  Njësia Qendrore e Përpunimit (CPU)CPU-ja është qarku elektronik përgjegjës për ekzekutimin e udhëzimeve të një programi kompjuterik. Shpesh njihet si mikroprocesor ose procesor. Qëllimi i CPU-së është të përpunojë të dhënat. Në CPU zhvillohen procese të tilla si llogaritja, klasifikimi dhe kërkimi i të dhënave. Çfarëdo që i jepet kompjuterit nga përdoruesi, si p.sh. kontrolli i postës elektronike, luajtja e lojërave apo përdorimi i programeve të ndryshme, është procesori ai që ka përpunuar të dhënat. Çdo procesor ka tre elemente përbërëse:• Njësia e kontrollit (CU).• Njësia aritmetike logjike (ALU).• Regjistrat. Njësia e kontrollitNjësia e kontrollit (Control Unit, CU) mbikëqyr rrjedhjen e informacionit në sistem dhe ekzekuton udhëzimet e programeve. Gjithashtu, ajo monitoron komunikimet ndërmjet pjesëve hardware, që janë të lidhura në kompjuter. CU-ja kontrollon hyrjen dhe daljen e të dhënave, mbikëqyr që sinjalet të dërgohen me sukses dhe siguron që të dhënat të shkojnë në vendin dhe kohën e duhur. Njësia aritmetike dhe logjikeNjësia aritmetike dhe logjike (ALU) është ajo pjesë e CPU-së ku kryhen operacionet aritmetike dhe logjike. ALU-ja kryen llogaritjet dhe merr vendime për të dhënat që i dërgohen procesorit. Çdo detyrë që kompjuteri ekzekuton realizohet në ALU, p.sh. gjatë shkrimit në një përpunues teksti, për çdo shtypje të tasteve, ALU-ja bën shtimin e shifrave binare në skedar dhe pastaj llogarit se cilat pika (pixels) në ekran duhet të ndryshojnë në mënyrë që ne të mund t’i shikojmë shkronjat. Operacionet e ALU-së ndahen në dy pjesë:• pjesa aritmetike, e cila kryen veprimet aritmetike si: +, -, ×, / (p.sh. 2 + 1 = 3).• pjesa logjike, e cila merret me krahasime logjike si: AND, OR, NOT (p.sh. 3 > 2). RegjistratRegjistrat janë zona të magazinimit me shpejtësi të lartë në CPU, ku ruhen të dhënat, udhëzimet ose adresat. Të gjitha të dhënat duhet të ruhen në një regjistër para se të përpunohen. Ka një shumëllojshmëri të regjistrave për qëllime të ndryshme.Regjistrat Emërtimi FunksioniMAR(Memory Address Register) Regjistri i adresave të kujtesësMban vendndodhjen e kujtesës së të dhënave që duhet të arrihen.MDR(Memory Data Register) Regjistri i të dhënave të kujtesësMban të dhëna që janë duke u transferuar në/nga memoria.AC(Accumulator) AkumulatoriZona ku janë të ruajtura rezultatet e ndërmjetme aritmetike dhe logjike.PC(Program Counter) Numëruesi i programitPërmban adresën e udhëzimit pasardhës që do të ekzekutohet.CIR(Current Instruction Register) Regjistri aktual i udhëzimeve Përmban udhëzimin aktual gjatë përpunimit.7
                                
   3   4   5   6   7   8   9   10   11   12   13