Page 90 - Demo
P. 90


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRE Krijimi i bazës së të dhënavePër të krijuar një bazë të dhënash përdoret deklarata CREATE DATABASE. Sintaksa në SQL është:CREATE DATABASE emri_bazës_së_të_dhënave;Kodi SQL për krijimi e bazës së të dhënave Nxenes_Mesues është:CREATE DATABASE Nxenes_Mesues; Krijimi i tabelavePër të krijuar një tabelë në bazën e të dhënave përdoret deklarata CREATE TABLE. Sintaksa në SQL është:CREATE TABLE emri_tabeles (kolona1 lloji_dhenave,kolona2 lloji_dhenave,kolona3 lloji_dhenave,.... );Kodi SQL për krijimi e tabelës Nxenes është:CREATE TABLE Nxenes(ID int NOT NULL PRIMARY KEY, Emri varchar(50),Mbiemri varchar(50),ID_Klasa int FOREIGN KEY REFERENCES Klasa(ID)Mesatare int(2),); Shtimi i të dhënave në bazën e të dhënavePër të shtuar një regjistrim në bazën e të dhënave përdoret deklarata INSERT TO. Sintaksa në SQL, kur duam të shtojmë të dhëna për çdo kolonë të tabelës është:INSERT INTO emri_tabelesVALUES (vlera1, vlera2, vlera3, ...);Sintaksa në SQL, kur duam të shtojmë të dhëna për kolona të caktuara duke përcaktuar emrat e kolonave, është:INSERT INTO emri_tabeles (kolona1, kolona2, kolona3, ...)VALUES (vlera1, vlera2, vlera3, ...);Kur përdorni këtë deklaratë, në rastin e parë duhet të keni parasysh që renditja e vlerave të të dhënave, që do të shtohen në tabelë, duhet t’i përkojë renditjes së kolonave në tabelë, kurse në rastin e dytë renditja e emrave të kolonave duhet t’i përkojë renditjes së vlerave të të dhënave, që do të shtohen. Kodi SQL për të shtuar një regjistrim në tabelën Nxenes është:INSERT INTO Nxenes VALUES (‘9’, ’Aulona’, ‘Goga’, ’1’, ‘9.3’);Nëse do të shtoni një regjistrim, duke shtuar të dhëna vetëm për fusha të caktuara, kodi SQL është:INSERT INTO Nxenes (Emri, Mbiemri, ID_Klasa, Mesatare) VALUES (’Parid’, ‘Limani’, ’3’, ‘8.1’);Duke supozuar se fillimisht tabela ka tetë regjistrime, pas ekzekutimit të këtyre kodeve, tabela Nxenes ka përmbajtjen si në tabelën 1. Tabela 1ID Emri Mbiemri ID_Klasa Mesatare1 Etleva Qerimi 2 9.52 Pirro Likaj 4 8.63 Ilir Tola 4 104 Eni Dauti 5 7.75 Dani Kosova 2 9.76 Deas Peci 1 7.97 Tedi Doda 6 8.38 Genci Hajdini 5 9.99 Aulona Goga 1 9.310 Parid Limani 3 8.188
                                
   84   85   86   87   88   89   90   91   92   93   94