Page 93 - Demo
P. 93
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREPër të krijuar një pyetësor që shfaq të dhëna, që plotësojnë një kusht të caktuar, bashkë me deklaratën SELECT do të përdoret kushti WHERE. Kushti WHERE do të kthejë vetëm regjistrimet që plotësojnë një kusht të caktuar. Sintaksa në SQL në këtë rast është:SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabelesWHERE kusht;Kodi SQL për të krijuar një pyetësor që shfaq ID-në, emrin, mbiemrin dhe ID-në e klasës së nxënësve, që ndodhen në klasën me ID 4 është:SELECT ID, Emri, Mbiemri, ID_Klasa FROM Nxenes WHERE ID_Klasa = ‘4’;Pas ekzekutimit ky pyetësor do të na shfaqej si në tabelën 3.ID Emri Mbiemri ID_Klasa2 Pirro Likaj 43 Ilir Tola 4Pra, WHERE përdoret për të siguruar që të shfaqen vetëm regjistrimet që kanë vlerën 4 në fushën/kolonën ID_Klasa.Operatorët AND, OR, <, > dhe =Kushti WHERE mund të kombinohet me operatorët AND dhe OR për të filtruar të dhëna në bazë të disa kushteve.Operatori AND shfaq rekordet që plotësojnë të gjithë kushtet e lidhura me këtë operator. Operatori OR shfaq rekordet që plotësojnë ndonjë nga kushtet që lidhen me këtë operator.Sintaksa SQL në këtë rast është:SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabelesWHERE kusht1 AND kusht2 AND kusht3 ...;dhe SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabelesWHERE kusht1 OR kusht2 OR kusht3 ...;Kodi SQL për të krijuar një pyetësor që shfaq ID-në, emrin, mbiemrin dhe ID-në e klasës së nxënësve që ndodhen në klasën me ID 4 dhe kanë mbiemrin Tola është:SELECT ID, Emri, Mbiemri, ID_Klasa FROM Nxenes WHERE ID_Klasa = ‘4’ AND Mbiemri = ‘Tola’;Nga ekzekutimi i këtij pyetësori do të na shfaqeshin regjistrimet, që plotësojnë kushtin që nxënësit janë në klasën 4 dhe që e kanë mbiemrin Tola, si më poshtë:ID Emri Mbiemri ID_Klasa3 Ilir Tola 4Kodi SQL për të krijuar një pyetësor që shfaq të gjithë të dhënat e nxënësve, që ndodhen në klasën me ID 4 ose që e kanë mesataren më të madhe se 8, është:SELECT * FROM Nxenes WHERE ID_Klasa = ‘4’ OR Mesatare>9;Tabela 3Tabela 491

