Page 94 - Demo
P. 94
TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRENga ekzekutimi i këtij pyetësori do të na shfaqeshin rekordet, që plotësojnë të paktën një nga kushtet, si në tabelën 5:ID Emri Mbiemri ID_Klasa Mesatare1 Etleva Qerimi 2 9.52 Pirro Likaj 4 8.63 Ilir Tola 4 105 Dani Kosova 2 9.78 Genci Hajdini 5 9.99 Aulona Goga 1 9.3Edhe pse një nga nxënësit që janë në klasën me ID 4, nuk e ka mesataren më të madhe se 9, regjistrimi i tij do të shfaqet si pasojë e përdorimit të operatorit OR. Pra, kushti i parë do të thotë që do të shfaqen të gjithë regjistrimet që kanë ID-në e klasës 4 edhe pse notën mesatare nuk e kanë më të madhe se 9 dhe kushti i dytë do të thotë që do të shfaqen të gjithë regjistrimet, që kanë notën mesatare më të madhe se 9 edhe pse ID-në e klasës nuk e kanë 4.Operatorët <, > dhe = kanë kuptimin si vijon:1. < më e vogël se,2. > më e madhe se,3. = e barabartë.Në shembullin e mësipërm është përdorur operatori > për të nxjerrë të gjitha regjistrimet që kanë një notë më të madhe se 9. Gjithashtu edhe operatorët > dhe = mund të përdoren në të njëjtën mënyrë.Pyetësori për të shfaqur emrin, mbiemrin, ID-në e klasës dhe mesataren e nxënësve, që ndodhen në klasën me ID 4 ose që e kanë mesataren më të vogël se 9, është:SELECT Emri, Mbiemri, ID_Klasa Mesatare FROM Nxenes WHERE ID_Klasa = ‘4’ OR Mesatare<9;Pyetësori për të shfaqur emrin, mbiemrin, ID-në e klasës dhe mesataren e nxënësve, që ndodhen në klasën me ID 4 ose që e kanë mesataren të barabartë me 9, është:SELECT Emri, Mbiemri, ID_Klasa Mesatare FROM Nxenes WHERE ID_Klasa = ‘4’ OR Mesatare<9;PROVO VETEN1. Cila nga gjuhët e programimit përdoret për të krijuar pyetësorë në një bazë të dhënash?- SQL- Reference language- JavaScript2. Kodi SQL për të shfaqur të dhënat e kolonës Emri në tabelën Person është:- SELECT Emri FROM Person- EXTRACT Emri FROM Person- SELECT Person.Emri3. Trego nëse pohimet e mëposhtme janë të vërteta ose të gabuara.- Operatori OR shfaq regjistrimet që kanë të paktën një nga kushtet të vërtetë. - Operatori OR shfaq regjistrimet që kanë vetëm një nga kushtet të vërtetë. - Operatori AND shfaq regjistrimet që kanë vetëm një nga kushtet të vërtetë. - Operatori AND shfaq regjistrimet që kanë të gjitha kushtet të vërtetë. Tabela 5V G92

