Page 95 - Demo
P. 95


                                    Nxënësi/ja:Sistemet e administrimit të bazave të të dhënave (IV)3.9 Pyetësorët për kërkimin e të dhënave ORDER BY është një fjalë kyçe, që përdoret për të renditur rezultatet e një pyetësori në rendin rritës apo zbritës, ku ASC përdoret për rendin rritës dhe DESC për rendin zbritës. Sintaksa në SQL për të shfaqur të dhënat e një tabele të renditura, është:SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabelesORDER BY kolona1, kolona2, ...ASC|DESC;Pyetësori për të shfaqur emrin, mbiemrin dhe mesataren e nxënësve duke i renditur rekordet në rend alfabetik sipas emrit, është:SELECT Emri, Mbiemri, Mesatare FROM Nxenes ORDER BY Emri ASC; ose SELECT Emri, Mbiemri, Mesatare FROM Nxenes ORDER BY Emri DESC; Nga ekzekutimi i kodit të parë do të shfaqeshin të dhënat të renditura sipas emrit në rendin rritës, si në tabelën 1 dhe nga ekzekutimi i kodit të dytë do të shfaqeshin të renditura në rendin zbritës, si në tabelën 2.Emri Mbiemri MesatareAulona Goga 9.3Dani Kosova 9.7Deas Peci 7.9Eni Dauti 7.7Etleva Qerimi 9.5Genci Hajdini 9.9Ilir Tola 10Parid Limani 8.1Pirro Likaj 8.6Tedi Doda 8.3Emri Mbiemri MesatareTedi Doda 8.3Pirro Likaj 8.6Parid Limani 8.1Ilir Tola 10Genci Hajdini 9.9Etleva Qerimi 9.5Eni Dauti 7.7Deas Peci 7.9Dani Kosova 9.7Aulona Goga 9.3 Renditja sipas disa kolonaveËshtë e mundur që të dhënat të renditen sipas disa kolonave. Renditja e parë do të realizohet në të gjitha njësitë, ndërsa renditja e dytë do të aplikohet nëse në tabelë ka njësi, që vlerën e fushës së renditur në fillim e kanë të njëjtë, por kanë vlera të fushës që renditet e dyta, të ndryshme.Përdorni bazën e të dhënave që ndërtuat në MySQL për të ekzekutuar pyetësorë të ndryshëm. Si mendoni, a është e mundur që ne të krijojmë pyetësorë për të shfaqur informacione që ndodhen në dy tabela të lidhura me njëra-tjetrën? Diskutojeni këtë me njëri-tjetrin. përdor komanda në SQL për të përpunuar të dhënat e mbartura në bazat e të dhënave relacionale.Aktivitet:Tabela 1 Tabela 2 93
                                
   89   90   91   92   93   94   95   96   97   98   99