Page 97 - Demo
P. 97


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYREBaza e të dhënave ka një tabelë GrupeMuzikore, që ruan informacion rreth pjesëtarëve në grupe të ndryshme muzikore që ka në shkollë. Supozojmë se tabela përmban informacion, siç tregohet në tabelën 5.ID-ja e nxënësit është çelës kryesor në tabelën Nxenes dhe paraqitet si çelës i jashtëm në tabelën GrupeMuzikore. INNER JOIN do të përdoret për të lidhur të dhënat në të dy tabelat dhe të kthejë rezultatin vetëm nëse lidhja e të dhënave bëhet. Pyetësori për të shfaqur emrin dhe mbiemrin e nxënësve nga tabela Nxenes dhe emrin e grupit muzikor nga tabela GrupeMuzikore, që përdor lidhjen midis dy tabelave, është si më poshtë:SELECT GrupeMuzikore.EmriGrupit, Nxenes.Emri,Nxenes.Mbiemri FROM GrupeMuzikore INNER JOIN Nxenes ON GrupeMuzikore.ID_Nxenes = Nxenes.ID;Duke supozuar që tabela GrupeMuzikore ka regjistrimet si në tabelën 5 dhe tabela Nxenes ka regjistrimet si në tabelën 6, rezultati i ekzekutimit të pyetësorit të mësipërm tregohet në tabelën 7.Edhe kushti WHERE mund të përdoret bashkë me INNER JOINdhe SELECT për të përfshirë një kusht në rezultat.Pyetësori për të shfaqur anëtarët e grupit muzikor TLM është:SELECT GrupeMuzikore.EmriGrupit, Nxenes.Emri,Nxenes.Mbiemri FROM GrupeMuzikore INNER JOIN Nxenes ON GrupeMuzikore.ID_Nxenes = Nxenes.ID WHERE GrupeMuzikore.EmriGrupit= ‘TLM’;Rezultati i ekzekutimit të këtij pyetësori tregohet në tabelën 8. Operatori UNIONOperatori UNION përdoret për të kombinuar rezultatet e dy ose më shumë deklaratave SELECT. Ky operator zgjedh vetëm vlera që janë të dallueshme nga njëra-tjetra. Për të lejuar vlera të dublikuara përdoret operatori UNION ALL. Kur përdorim operatorin UNION duhet të kemi parasysh disa veçori:- Çdo deklaratë SELECT, që lidhen me anë të operatorit UNION duhet të kenë të njëjtin numër kolonash.ID ID_Nxenes EmriGrupit Pagesa1 4 Elita Po2 7 R&B Po3 8 TLM Jo4 3 TLM Jo5 9 Elita PoTabela 5Tabela 7Tabela 8EmriGrupit Emri MbiemriElita Eni DautiR&B Tedi DodaTLM Genci HajdiniTLM Ilir TolaElita Aulona GogaEmriGrupit Emri MbiemriTLM Genci HajdiniTLM Ilir TolaID Emri Mbiemri ID_Klasa Mesatare1 Etleva Qerimi 2 9.52 Pirro Likaj 4 8.63 Ilir Tola 4 104 Eni Dauti 5 7.75 Dani Kosova 2 9.76 Deas Peci 1 7.97 Tedi Doda 6 8.38 Genci Hajdini 5 9.99 Aulona Goga 1 9.310 Parid Limani 3 8.1Tabela 695
                                
   91   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101