Page 98 - Demo
P. 98


                                    TEMATIKA 3 BAZAT E TË DHËNAVE DHE MENAXHIMI I TYRE- Kolonat duhet të kenë të njëjtin lloj të dhënash.- Kolonat në çdo deklaratë SELECT duhet të kenë të njëjtën renditje.Sintaksa e UNION dhe UNION ALL është:SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabeles1UNIONSELECT kolona1, kolona2, ... FROM emri_tabeles2;Ose SELECT kolona1, kolona2, ...FROM emri_tabeles1UNION ALLSELECT kolona1, kolona2, ... FROM emri_tabeles2;Jepen dy tabela me emërtimet Klient dhe Kompani (tabela 9 dhe tabebela 10), të cilat kanë informacion rreth vendndodhjes së klientëve dhe kompanive.ID Emri Mbiemri Qyteti Shteti1 Ana Marku Tirane Shqiperi2 Mira Karaj Vlore Shqiperi3 Nezir Harizi Mynih Gjermani4 Ira Tabaku Paris FranceID EmriKompani Qyteti Shteti1 OniR SH.P.K Tirane Shqiperi2 Elga SH.P.K Durres Shqiperi3 Prog&G Bruksel BelgjikeTabela 9 Kodi SQL që shfaq listën e qyteteve dhe shtetet përkatëse, ku ka klientë dhe ndodhet kompania, është:SELECT Qyteti, Shteti FROM KlientUNIONSELECT Qyteti, Shteti FROM Kompani;Rezultati i ekzekutimit të këtij pyetësori tregohet në tabelën 11. Në këtë shembull regjistrimi për qytetin Tiranë, do të shfaqet vetëm njëherë, edhe pse ndodhet në të dyja tabelat. Nëse do të përdornim UNION ALL do të shfaqej dy herë. Fshirja e të dhënave në bazat e të dhënaveDeklarata DELETE përdoret për të fshirë rekorde në tabelë. Sintaksa për të fshirë të gjithë regjistrimet në një tabelë, është:DELETE FROM emri_tabeles; ose DELETE * FROM emri_tabeles;Sintaksa për të fshirë regjistrimet që plotësojnë një kusht të caktuar në një tabelë, është:DELETE FROM emri_tabeles;WHERE condition;Për të fshirë nga tabela Nxenes të gjithë regjistrimet ku ID_Klasa ka vlerën 5 dhe mbiemri ka vlerën Kosova, shkruajmë:DELETE FROM NxenesWHERE ID_Klasa = ‘4’ AND mbiemri = ‘Kosova’;Pas ekzekutimit tabela Nxenes do të ketë përmbajtjen si në tabelën 12.Qyteti ShtetiBruksel BelgjikeDurres ShqiperiMynih GjermaniParis FranceTirane ShqiperiVlore ShqiperiTabela 11Tabela 1096
                                
   92   93   94   95   96   97   98   99   100   101   102