Page 36 - Demo
P. 36
343.5 Pse është i kripur deti?Fjalë kyçetret parashikoje rregullt3 Ndryshimi i materialeveTë gjithë e dimë që uji i detit është i kripur. Por, a e dini nga vjen kripa?Njerëzit e nxjerrin kripën nga deti dhe nga nëntoka.Nxjerrja e kripës nga uji i detit bëhet në disa vende që quhen kripore. Nga nxehtësia e diellit, uji avullon dhe kripa mbetet në fund.Kripa nxirret edhe nga gërmimi i shkëmbinjve nën tokë.Edhe në vendin tonë ka disa kripore.Kripa vjen edhe prej shkëmbinjve në fund të detit.Shkëmbinjtë e tokës janë të pasur me kripë. Lumenjtë dhe shiu i gërryejnë shkëmbinjtë duke iu marrë kripën, të cilën e çojnë në det.

