Page 13 - Demo
P. 13


                                    Rregullsitë numerike dhe 2 vetitë e numraveFjalë kyçetek; çift; dyfish; gjysmë; shumëfish; ndërmjet; më i madh se; më i vogël se; i pari;i 2-ti dhe i dyti; i 3-ti dhe i tretidhe kështu me radhë deri te i 10-ti dhe i dhjeti.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull, nxënësit njihen me rregullsitë e numrave, të cilat do t’i ndihmojnë në kryerjen e llogaritjeve. Nxënësit do të zhvillojnë më tej njohuritë për numrat çift dhe numrat tek, si dhe do të përdorin njohuritë për vendvlerën për të krahasuar dhe renditur numrat.Si mund të ndihmohen nxënësitNxënësit duhen kontrolluar për të parë nëse e kanë kuptuar që kur shkruhet një numër 2-shifror shifra e dhjetësheve është e para.Nxënësit duhen kujtuar që numri në të majtë ka vlerë më të madhe. Për shembull 26 përbëhet nga 20 dhe 6 dhe 14 përbëhet nga 10 dhe 4Nxënësit duhen ndihmuar edhe për të mbajtur mend që simboli > do të thotë “është më i madh se” dhe simboli < do të thotë “është më i vogël se”.13
                                
   7   8   9   10   11   12   13   14   15   16   17