Page 23 - Demo
P. 23


                                    Çiftet e 3 numraveFjalë kyçeçifte numrash; shumëfish; rrumbullakos; rrumbullakos në dhjetëshen më të afërt; rrumbullakos me shtim; rrumbullakos me pakësim. Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë matematikë ka një veti që quhet vetia e ndërrimit. Kjo do të thotë që nuk ka rëndësi se në cilën renditje i mbledhim numrat, sepse përfundimi del njësoj. Për shembull:7 + 3 = 10 është njësoj si 3 + 7 = 10Në këtë kapitull, nxënësit ushtrohen për të gjetur çifte numrash shuma e të cilëve të jetë 10, 20 dhe 100. Kjo veprimtari është e dobishme, sepse ndihmon në kryerjen e llogaritjeve me mend.Nxënësit do të fillojnë gjithashtu të rrumbullakosin numra në shumëfishin më të afërt të 10.(Shumëfishat e 10 deri në 100 janë: 10, 20, 30, 40, 50, 60, 70, 80, 90, 100.)Si mund të ndihmohen nxënësitBoshtet numerike janë shumë të dobishme për rrumbullakimin e numrave. Në këtë kapitull nxënësit fillojnë të përdorin boshte numerike bosh (pa numra). Nxënësit mund të shënojnë në të dy anët e boshtit shumëfishat e 10 ndërmjet të cilëve ndodhet numri që duhet rrumbullakosur. Kujtojmë që duke filluar nga 5, rrumbullakosim me shtim. Kështu 35 e rrumbullakosur në dhjetëshen më të afërt është 40.23
                                
   17   18   19   20   21   22   23   24   25   26   27