Page 27 - Demo
P. 27
Llogaritim – mbledhja 4 dhe zbritjaPër ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull zhvillohet më tej aftësia e nxënësve për të kuptuar mbledhjen dhe zbritjen. Nxënësit do të mësojnë:• si të përdorin boshtin numerik për të bërë llogaritje;• se duke mbajtur mend disa fakte numrash, si për shembull çiftet e numrave që formojnë 10, 20 dhe 100, mund të kryejnë llogaritje me mend.Si mund të ndihmohen nxënësitNxënësve mund t’u kërkohet të shpjegojnë se si i kanë bërë llogaritjet.Duke ia shpjeguar dikujt tjetër strategjinë që kanë përdorur, ata do ta kenë më të lehtë ta mbajnë mend për ta përdorur sërish në të ardhmen.Është e rëndësishme që nxënësve të mos u thuhen gjëra të pasakta. Për shembull për llogaritjen 5-7 nuk u duhet thënë “nuk bëhet” (sepse bëhet, përgjigja është -2, por ata do ta mësojnë më vonë). Edhe thënia “gjithmonë heqim nga numri më i madh numrin më të vogël” nuk është korrekte.Fjalë Kyçembledh; mbledhje; zbres; zbritje; heqim; ndryshesa; numërim në rritje; numërim në zbritje; bosht numerik; çifte numrash; llogaritje; fjali numerike.27

