Page 39 - Demo
P. 39


                                    5 Familje numrash Fjalë kyçefamilje faktesh; çifte numrash; fakte për mbledhjen; fakte për zbritjen, shumëfishat e 10.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull, nxënësit zbulojnë fakte të reja për numrat dhe rregullsitë e tyre, të cilat janë të dobishme për të kryer llogaritje me mend. Deri tani, nxënësit kanë mësuar çiftet e numrave që formojnë 10 dhe çiftet e shumëfishave të dhjetës që formojnë 100.Ky kapitull zhvillon edhe më tej njohuritë e nxënësve, kështu ata do të mësojnë çiftet e numrave që formojnë 20 dhe familjen e fakteve për shumëfishat e 10 që formojnë 100. Një familje faktesh është një grup faktesh, që del nga një fakt i vetëm. Për shembull, nëse dimë që:1 + 19 = 20dimë edhe që: 19 + 1 = 2020 – 1 = 1920 – 19 = 1Si mund të ndihmohen nxënësitËshtë e dobishme që t’i nxisni nxënësit të shpjegojnë se si kanë vepruar. Mund t’i nxisni edhe që kur të thonë një fakt, të nxjerrin fakte të reja prej atij.Nëse nxënësit ju thonë që ata dinë që 80 + 20 = 100, pyetini çfarë tjetër mund të nxjerrin nga ai fakt. (20 + 80 = 100, 100 – 20 = 80 dhe 100 – 80 = 20.)39
                                
   33   34   35   36   37   38   39   40   41   42   43