Page 43 - Demo
P. 43
Shumëzimi 6 dhe pjesëtimi Fjalë kyçeshumëzoj; shumëzim;pjesëtoj; pjesëtim; shumëfish;faktet e shumëzimit.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull zhvillohen më tej konceptet e shumëzimit dhe pjesëtimit.Nxënësit do të mësojnë që shumëzimi është mbledhje e përsëritur. Për shembull:3 + 3 + 3 + 3 + 3 = 15 është njësoj si 3 × 5 = 15Ata do të mësojnë edhe grupimin. Shumëzimin e mësipërm mund ta shprehim edhe si “5 grupe me nga 3”. Të kesh 5 grupe me nga 3 do të thotë të kesh 15 gjithsej.Nxënësit do të kuptojnë lidhjen midis shumëzimit dhe pjesëtimit që bazohet në familjet e fakteve, të cilat u trajtuan në kapitullin e mëparshëm. Një shembull i familjes së fakteve për shumëzimin e pjesëtimin është:3 × 5 = 155 × 3 = 1515 : 5 = 315 : 3 = 5Si mund të ndihmohen nxënësitNjë mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë pjesëtimin është kryerja e veprimtarive që kanë të bëjnë me ndarje.Për shembull kërkojuni të ndajnë 15 objekte ndërmjet 5 njerëzve. Kështu ata do të kuptojnë që 15 : 5 = 3. Kjo do t’i ndihmojë edhe të mbajnë mend që, kur pjesëtojmë, objektet duhet t’i ndajmë në grupe të barabarta.43

