Page 5 - Demo
P. 5
Dhjetëshe 1 dhe njësheFjalët kyçenumëroj në rritje; numëroj në zbritje; sa dhjetëshe?; sa njëshe?; një; dy…; nëntëdhjetë e nëntë; njëqind.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull paraqitet dhe zhvillohet ideja që sistemi i numërimit bazohet në dhjetëshe. Nxënësit do të fillojnë të kuptojnë që për numra si 57:• 5 tregon 50 ose 5 dhjetëshe;• 7 tregon 7 njëshe.Si mund të ndihmohen nxënësitNë këtë fazë është akoma e dobishme që ata të numërojnë shpesh, sa herë të jetë e mundur. Le të fillojnë nga numra të ndryshëm dhe të numërojnë në rritje deri në 100 ose në zbritje duke filluar nga një numër jo më i madh se 100. Duke dëgjuar numërimin, nxënësit kuptojnë rregullsinë e numrave dhe familjarizohen me emrat e tyre. Edhe veprimtaritë që kanë të bëjnë me kërkimin e numrave në mjedisin rrethues janë shumë të dobishme.5

