Page 55 - Demo
P. 55


                                    7 Pjesë e një të tëreFjalë kyçethyesa; gjysma( 12); çerek ( 14); treçerek ( 34); ndaj; pjesë të barabarta.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull nxënësit njihen me thyesat. Thyesat e para që mësojnë janë gjysma (12) dhe çereku (14). Është shumë e rëndësishme që nxënësit të kuptojnë që kur ndajmë figurat ose sasitë në pjesë, të gjitha pjesët duhet të kenë të njëjtën madhësi. Ky kapitull trajton edhe lidhjen midis thyesës dhe pjesëtimit.Nxënësit mësojnë që gjysma e një sasie gjendet duke e pjesëtuar me 2 dhe çereku i një sasie gjendet duke e pjesëtuar me 4.Si mund të ndihmohen nxënësitVeprimtaritë praktike janë gjithmonë të dobishme. Merrni figura prej letre dhe ndajini përgjysmë dhe në çerekë. Mos harroni që pjesët të kenë gjithmonë të njëjtën madhësi. Në mënyrë të ngjashme, ndani një sasi objektesh përgjysmë dhe në çerekë duke krijuar grupe të barabarta.55
                                
   49   50   51   52   53   54   55   56   57   58   59