Page 63 - Demo
P. 63
Format 8 janë kudoPër ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë këtë kapitull nxënësi zgjeron më tej njohuritë për format gjeometrike (figurat dhe trupat gjeometrikë), si dhe njihet me forma të reja. Nxënësit:do të njohin vetitë e formave, do të kuptojnë që format 3-dimensionale kanë trashësi, do të kuptojnë që format 2-dimensionale nuk kanë trashësi, do të zhvillojnë më tej kuptimin për simetrinë.Si mund të ndihmohen nxënësitNxënësit duhet të kryejnë sa më shumë ushtrime praktike me format, si dhe t’i shohin në pozicione të ndryshme.Kështu, ata do të kuptojnë që të gjitha këto forma janë katrore, sepse kanë 4 brinjë të barabarta dhe 4 kënde të drejta.Nxitini nxënësit të flasin rreth formave që dallojnë në mjedis, në shtëpi dhe jashtë saj. Shfrytëzoni çdo mundësi për t’i emërtuar format dhe për të folur rreth vetive të tyre.63Fjalë kyçe2-dimensionale; 2D; figura; katror; drejtëkëndësh; drejtkëndësh;pesëkëndësh; gjashtëkëndësh; brinjë;e drejtë; e lakuar; kulm;3-dimensionale; 3D; trupa; faqe; brinjë; e sheshtë; kub; kuboid;kon; cilindër; sferë;piramidë me bazë katrore;simetrike; vija e simetrisë; simetria pasqyruese.63

