Page 71 - Demo
P. 71
9 MatjetFjalë kyçemetër; centimetër; vizore;metër shirit; i gjatë; më i gjati;i shkurtër; më i shkurtri; i lartë; më i larti;litri; mililitri; kanë matëse; kilogram; gram; i rëndë;më i rëndi; i lehtë; më i lehti.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë klasën e parë nxënësit kanë mësuar që, për të krahasuar objekte, mund të përdoren mënyra të ndryshme matjeje. Në këtë kapitull ata do të njihen me njësitë standarde. Ata do të mësojnë që për të matur gjatësitë përdoret metri dhe centimetri, për të matur masën përdoret kilogrami dhe grami dhe për të matur vëllimin e lëngjeve përdoret litri dhe mililitri.Si mund të ndihmohen nxënësitKryeni së bashku me fëmijët matjet që duhet të bëni gjatë veprimtarive të përditshme, për shembull, kur duhet të matni ndonjë gjatësi ose të peshoni përbërësit e të matni sasinë e lëngjeve kur gatuani. Të gjitha këto veprimtari i ndihmojnë fëmijët të familjarizohen me leximin e peshoreve si dhe të njihen me matjet që kryhen më shpesh. Është e dobishme që së bashku me ta të shikoni me vëmendje kuti me lëngje apo ushqime të paketuara. Për shembull, kur shkoni në supemarkete, shikoni me vëmendje vëllimin e lëngjeve si dhe peshat që shënohen në pakot me fruta ose zarzavate.71

