Page 79 - Demo
P. 79
10 GjeometriFjalë kyçedrejtim orar; drejtim kundërorar;rrotullimi; kënd i drejtë.Për ju mësues dhe prindërVështrim i përgjithshëmNë klasën e parë nxënësit kanë mësuar të përshkruajnë pozicionin e objekteve.Mësimdhënia e këtij kapitulli bazohet në përshkrimin e lëvizjeve: çerek rrotullimi, gjysmë rrotullimi si dhe lëvizjet lart, poshtë dhe drejt në një rrjetë katrore. Nxënësit do të mësojnë terminologjinë e drejtimit, përfshirë “në drejtim të lëvizjes së akrepave të orës/drejtim orar dhe në drejtim të kundërt të lëvizjes së akrepave të orës/kundërorar”, që do t’i ndihmojë të gjejnë drejtimin kur lëvizin nga njëri vend në tjetrin. Në këtë kapitull, nxënësit njihen edhe me konceptin e këndit të drejtë si çerek rrotullimi. Si mund të ndihmohen nxënësitNxitini nxënësit të luajnë me mozaikë, kube ndërtuese, makina lodër dhe çdo gjë tjetër me të cilën mund të ndërtojnë ose që mund ta lëvizin. U kërkoni nxënësve të përshkruajnë se si po i lëvizin e se si po i rrotullojnë lodrat dhe diskutoni me ta rreth këtyre lëvizjeve. Përdorni fjalët çerek rrotullimi, gjysmë rrotullimi, në drejtim orar, në drejtim kundërorar, lart, poshtë, përpara, mbrapsht.79

