Page 100 - Demo
P. 100


                                    KËPUCA E VJETËRNa ishte njëherë, një këpucë e vjetër... Një këpucë aq e madhe nuk ishte parë ndonjëherë. Ishte shumë më e madhe se një këpucë e zakonshme. Askush nuk e gjente dot se e kujt ishte. Ndoshta e ndonjë përbindëshi. Të gjithë përpiqeshin të përfytyronin gjigantin e panjohur dhe druheshin t’i afroheshin këpucës. Një ditë, një flutur u bë kureshtare dhe hyri brenda në këpucë. Sa shumë u habit! Hapësira brenda këpucës iu duk e pafund.– Është e madhe sa një qytet, – tha e frymëzuar flutura. – Dhe për çfarë shërben? – pyeti me kërshëri ketrushi.Bretkosa tundi kokën me dyshim, si për të thënë se nuk vlen për ndonjë gjë. Lepurushi kishte mbyllur sytë.përbindësh – krijesë përrallash me trup jashtëzakonisht të madh e me pamje të shëmtuar e të frikshme.gjigant – qenie ose diçka tjetër me përmasa shumë të mëdha.druhem – kam pak frikë.Fjalë të rejaKrijoni objekte të ndryshme me materiale të riciklueshme.VEPRIMTARILexojmëPë r r al l ë98
                                
   94   95   96   97   98   99   100   101   102   103   104