Page 101 - Demo
P. 101
– Duhet ta hedhim në koshin e plehrave, – tha bretkosa.Të gjithë qeshën. E ku kishte kosh aq të madh! – Ajo vlen, – tha lepurushi, – vlen për të ndërtuar një qytet.Me sytë mbyllur, ai përfytyroi qytetin e çuditshëm. Kur i hapi sytë, u habit. Këpuca nuk ishte më ajo e para. Secili filloi të krijonte diçka. Këpuca e flakur u shndërrua në një mrekulli të pabesueshme.Thonë se një natë, flutura pa një gjigant. Ai kishte shtangur para këpucës, që fantazia e të vegjëlve e kishte shndërruar në një mrekulli.Përshtatje Si e imagjinon qytetin që ndërtuan kafshët brenda këpucës?Po ti, a ke krijuar ndonjë gjë duke përdorur imagjinatën? Shkruaj çfarë mund të ketë bërë çdo kafshë, në brendësi të këpucës, për qytetin e ri?Lepuri ______________________. Flutura _________________________________.Ketri ________________________. Rosaku ________________________________.Bretkosa ____________________. Breshka ________________________________.Shkruaj një mbyllje tjetër për përrallën. REFLEKTOJSHKRUAJÇfarë gjetën kafshët e pyllit?Cila ishte biseda mes tyre?Çfarë vendimi morën ato?Renditi fjalitë nga 1-6, sipas radhës së kryerjes së veprimeve. Trego përrallën duke u mbështetur në fjalitë që rendite. Bretkosa dha mendimin për ta hedhur këpucën në koshin e plehrave. Një flutur kureshtare u fut në brendësi të këpucës gjigante. Këpuca u shndërrua në një mrekulli. Na ishte njëherë një këpucë e vjetër dhe shumë, po shumë e madhe. Lepurushi propozoi të ndërtonin brenda këpucës një qytet. Të gjithë filluan të krijonin diçka.LEXOJ DHE KUPTOJ 99

