Page 102 - Demo
P. 102


                                    Jeta e një semafori në qytet nuk është aspak zbavitëse. Çdo ditë ndizen gjithnjë po ato tri ngjyra: e kuqe, e verdhë, e gjelbër. Është e kuptueshme që semaforit i vjen shpirti në majë të hundës.“Ka edhe plot ngjyra të tjera, – tha me vete ai. – E kaltër, e bardhë, qumësht, rozë, portokalli, vjollcë, kafe. E përse të mos i përdor ndonjëherë edhe këto?”Një ditë prej ditësh, në kryqëzimin e qytetit u panë vërtet të gjitha ngjyrat: semafori nisi të ndriçonte me ngjyra nga më të larmishmet, dhe për më tepër, i mbante ndezur gjithë kohën.Shoferët dhe këmbësorët nuk po kuptonin asgjë. Fillimisht u grindën. Pastaj, për të zgjidhur atë lëmsh që u krijua, vendosën të merren vesh mes tyre. U vendos që me vjollcë të kalonin gratë dhe me portokalli burrat; me gri të moshuarit, me të bardhë fëmijët, e kështu me radhë.Kurrë ndonjëherë s’kishte qenë aq i rregullt trafiku në atë zonë dhe për më tepër aq gazmor. Më në fund edhe semafori po zbavitej: kurrë më parë s’kishte punuar me aq kënaqësi.M. ArxhiliSEMAFORI ZBAVITETShëno me ose me .Semaforit i ishin mërzitur ngjyrat e tij. Atij i erdhën në mend disa ngjyra të tjera.Semafori zgjodhi tri ngjyra të tjera. Ai i mbante ndezur sipas rregullit ngjyrat e tjera. Njerëzit menjëherë vendosën rregulla të reja. Njerëzit zgjodhën tri ngjyra të reja për semaforin. Pas kësaj, trafiku ishte i rregullt dhe gazmor. Çfarë do të ndodhte me trafikun, nëse do të zbatohej në të vërtetë zgjedhja e semaforit?Po ti, si do ta zgjidhje këtë problem? Plotëso fjalët në fjali, duke treguar si i përdori ngjyrat semafori. Me ngjyrën ________ do të kalonin ________. Me ngjyrën ________ do të kalonin ________. Me ngjyrën ________ do të kalonin ________. Me ngjyrën ________ do të kalonin ________. REFLEKTOJ SHKRUAJLEXOJ DHE KUPTOJ kryqëzim – vendi ku ndërpriten apotakohen dy rrugë.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m100
                                
   96   97   98   99   100   101   102   103   104   105   106