Page 103 - Demo
P. 103
1. Lexo rregullat. Vendos numrin e duhur në kutinë në krah të secilit semafor.1 Kur figura e këmbësorit në semafor ka ngjyrë të kuqe, ne duhet të ndalojmë e të presim.2 Kur figura e biçikletës në semafor ka ngjyrë të gjelbër, është radha e njerëzve me biçikletë për të kaluar.3 Këmbësorët mund të kalojnë kur makinat kanë ndaluar, pra kur figura e këmbësorit është e gjelbër. 2. Shkruaj tri këshilla për fëmijët kur duhet të kalojnë rrugën.Fjalë ndihmëse: vijat e bardha, semafori, rruga e biçikletës, kërko ndihmë, mos luaj._____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________3. Lexo pjesën e mëposhtme. Shkruaj një mbyllje për të.Një ditë, Ejona bashkë me vëllain e saj po shkonin te gjyshja. Gjatë rrugës ndaluan në një kryqëzim. Ejona pa semaforin që tregonte ngjyrën e kuqe, por meqenëse nuk kishte asnjë makinë në afërsi të kryqëzimit, mendoi të kalonte rrugën.4. Po ti, a di ndonjë ndodhi të ngjashme me atë të Ejonës? Tregoje.5. Shkruaj çfarë ndodh nëse nuk i zbatojmë rregullat e qarkullimit.____________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________________ RESPEKTOJ RREGULLAT E QARKULLIMIT RRUGOR 12345Shkruajmë101

