Page 104 - Demo
P. 104


                                    1. Dorotea, me dorën e vënë nën mjekër, vështronte e menduar Dordolecin. Kokën e kishte prej thesi pëlhure plot me kashtë dhe përsipër i kishin vizatuar sytë, vetullat, hundën dhe gojën. Ngjante krejt si fytyrë njeriu. Një kapelë e vjetër kaltëroshe e mbulonte atë kokë të çuditshme, kurse trupi përbëhej nga një rrobë e vjetër e kaltër, e mbushur me kashtë. Kishte mbathur një palë çizme me majë, të lyera me bojë të kaltër, dhe qëndronte mbi kallëzat e grurit, i mbërthyer pas një huri.2. Ndërsa Dorotea shikonte me kureshtje fytyrën e çuditshme të pikturuar të Dordolecit, u habit kur pa se ai po i shkelte syrin. Mendoi se i bënë sytë, por ai përkuli kokën lehtë, plot mirësjellje. – Mirëdita, – i tha Dordoleci me një zë pak të ngjirur.– Mos fole gjë? – e pyeti vajza krejt e hutuar nga habia.– Sigurisht, – iu përgjigj Dordoleci. – Si je? – e pyeti ajo me shumë edukatë.– Jo dhe aq mirë, – tha Dordoleci me një buzëqeshjetë trishtuar, – sepse mërzitem shumë dukendenjur këtu majë shkopit, ditë e natë,duke trembur harabelat.DORDOLECIDorotea e vogël jetonte pranë një livadhi. Një ditë, një stuhi e fuqishme ere e çoi në botën magjike të Ozit. Vetëm Magjistari i Madh mund ta kthente në shtëpi, kështu që Dorotea nuk la vend pa e kërkuar. Në këtë aventurë të jashtëzakonshme atë e shoqëroi Dordoleci.LexojmëT r e g i m102
                                
   98   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108