Page 105 - Demo
P. 105


                                    3. – Nuk zbret dot? – e pyeti Dorotea.– Jo, sepse e kam të mbërthyer shpinën pas këtij shkopit. Sikur të ma hiqje, do të të isha shumë mirënjohës.Dorotea ngriti krahët dhe e shkëputi me lehtësi Dordolecin nga shkopi: ishte i tëri prej kashte, ndaj ishte pupël i lehtë.– Faleminderit shumë, – i tha Dordoleci, kur i zunë këmbët në tokë. 4. – Kush je ti? – e pyeti Dordoleci. – Dhe ku po shkon?– Më quajnë Dorotea, – iu përgjigj ajo, – dhe po shkoj në Qytetin e Smeraldeve, të kërkoj Magjistarin e Madh të Ozit dhe t’i lutem të më kthejë në shtëpi.– Ku ndodhet ky Qyteti i Smeraldeve? – e pyeti shoku i ri. – Dhe kush është ky Magjistar i Ozit?– Si? Nuk e ditke? – e pyeti Dorotea tërë çudi.– As që e kam idenë! Unë nuk di asgjë!5. Dorotea e ndihmoi të kapërcente gardhin dhe të dy nisën të ecnin në rrugën e shtruar me kalldrëmtë verdhë, që të çonte në Qytetin e Smeraldeve.L.F.BaumRilexo tekstin të ndarë në pjesë. Për çdo pjesë shkruaj nga një fjali përmbledhëse.Pjesa Fjalia përmbledhëse1 Dorotea shikon............2345LEXOJ DHE KUPTOJ A është kjo një ngjarje e vërtetë apo e imagjinuar? Cilat janë fjalët që të bëjnë ta mendosh këtë gjë?Lexoni pjesën duke u ndarë në role.REFLEKTOJsmerald – gur i çmuar, me ngjyrë të gjelbër.kalldrëm – rrugë e shtruar me gurë të vendosur pranë njëri-tjetrit.Fjalë të reja103
                                
   99   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109