Page 106 - Demo
P. 106


                                    Dorotea, me dorën e vënë nën mjekër, vështronte e menduar Dordolecin. Kokën e kishte prej thesi pëlhure plot me kashtë dhe sipër i kishin vizatuar sytë, vetullat, hundën dhe gojën. Ngjante si dy pika uji me një fytyrë njeriu. Një kapelë e vjetër kaltëroshe ia mbulonte atë kokë të çuditshme, kurse trupi ishte prej rrobe të vjetër, të kaltër, por të dalë boje nga përdorimi, gjithashtu e mbushur me kashtë. Kishte mbathur një palë çizme me majë, të lyera me bojë të kaltër, dhe qëndronte mbi kallëzat e grurit, i mbërthyer pas një shkopi.1. Kërko në tekst dhe nënvizo fjalët që përshkruajnë Dordolecin. Plotësoje përshkrimin e tij.Pamja: Koka ________________________ Fytyra ______________________________Trupi ________________________ Veshja ______________________________Çizmet ______________________ Kapela ______________________________ 2. Si mendon, Dordoleci është personazh i vërtetë apo fantastik (i imagjinuar)? Pse? 2. Kthehu në tregimin “Dordoleci” dhe lexo vazhdimin e tij. Shkruaj fjalitë ku dalin këto karakteristika të Dordolecit:I sjellshëm: _________________________________________________________________Mirënjohës: _________________________________________________________________I trishtuar: __________________________________________________________________PËRSHKRUAJ NJË PERSONAZH FANTASTIK3. Zgjidh njërin prej personazheve të paraqitur në figurë dhe përshkruaje atë (si është, si flet, çfarë bën, si vishet).4 Përshkruaj personazhin fantastik të preferuar.12345Shkruajmë104
                                
   100   101   102   103   104   105   106   107   108   109   110