Page 108 - Demo
P. 108
– Përshëndetje! Kush je ti? – thirri miu .– Unë jam peshku dhe jetoj në det. Po ti, kush je? – e pyeti peshku që nxori kokën nga uji.– Jam Miushi. Jetoj në tokë. Është një vend fantastik. Do të të pëlqente ta vizitoje?– Është e pamundur, unë jetoj vetëm në ujë .– Si qëndron tërë kohën në ujë?– Për bukuri! Është një vend i mahnitshëm. Të pëlqen ta vizitosh?– Është e pamundur! Unë jetoj vetëm në tokë, – u përgjigj Miushi.Sakaq i erdhi një ide. Vrapoi në shtëpi, mori një vazo prej qelqi, u kthye buzë detit, e mbushi me ujë dhe i tha:– Peshk, hidhu brenda! Do të të marr me vete. Sa shumë u lumturua peshku! Për herë të parë po shihte nga afër malet,pemët, lulet , zogjtë, retë , shtëpitë dhe të gjithë miqtë e Miushit.– Sa e bukur qenka bota jote! – tha i mrekulluar peshku. – Por, edhe bota ime është po kaq e bukur. Nëse do ta shohësh, përdore vazon si maskë nënujore.PESHKU DHE MIU Lexo përrallën dhe vizato në kutitë bosh.LexojmëPë r r al l ë106

