Page 109 - Demo
P. 109


                                    Miushi e vuri menjëherë vazon në kokë dhe u hodh në ujë.– Deti ka gjëra fantastike, – i shpjegoi peshku. – Këto këtu janë alga , ndërsa këto, korale . Ka edhe anije të mbytura dhe thesare të humbura.– Deti qenka i mrekullueshëm, – thirri miushi.– I mrekullueshëm, ashtu si toka, – u përgjigj peshku.– Dukej e pamundur t’i njihnim, por ia dolëm.– Rroftë toka dhe deti! – thirrën të dy njëzëri. A. BeneveliNënvizo dhe shkruaj fjalët që tregojnë gjërat që ndodhen:mbi tokë ____________________________në det ______________________________REFLEKTOJSHKRUAJKu zhvillohen ngjarjet e kësaj përralle?Cilët marrin pjesë në këtë përrallë? Çfarë i kërkuan ata njëri-tjetrit?A ishte e mundur të realizoheshin kërkesat e tyre?Cilat ishin pengesat?Çfarë zgjidhjesh gjetën ata?LEXOJ DHE KUPTOJ algë – bimë e thjeshtë, zakonisht e gjelbër dhe me forma të ndryshme; nuk ka kërcell, gjethe e rrënjë dhe rritet në vende me ujë.koral – lëndë gëlqerore me ngjyrë të kuqe, të trëndafiltë apo të bardhë, që gjendet në fund të detit.Fjalë të rejaSi të duken zgjidhjet që kanë gjetur peshku dhe miu?Po në jetën reale, a mund të gjenden zgjidhje të tilla? Pse?107
                                
   103   104   105   106   107   108   109   110   111   112   113