Page 110 - Demo
P. 110
Një natë, Hëna u zhduk nga qielli. Atëherë, një njeri vendosi të bënte diçka për këtë dhe përgatiti një anije me vela shumë të mëdha, për të fluturuar në qiell.Pastaj u nis në kërkim të Hënës. Anija udhëtonte mbi qytete, në një qiell plot tym gri. Njeriu mezi mbushej me frymë brenda asaj reje të errët e të ndotur dhe kishte frikë mos humbiste.Befas, para syve të tij u shpalos qielli blu plot me yje. – Hëna! Hëna! – bërtiti njeriu, duke bërë me shenjë drejt një drapri të argjendtë.Më në fund, ai e kuptoi cili ishte misteri i Hënës së zhdukur. “Hëna s’është larguar kurrë, – tha me vete. – Unë nuk e shikoja më, sepse qiellin e mbulonte smogu. Duhet të rend për në qytet, sepse të gjithë duhet ta mësojnë të vërtetën!”V. PoriçeliMISTERI I HËNËS Renditi fjalitë sipas radhës së kryerjes së veprimeve në tekst, duke vendosur numrat nga 1 në 7. Njeriu e kuptoi se cili ishte misteri i Hënës së zhdukur. Një natë, Hëna u zhduk. Papritur u shfaq para syve të tij qielli blu, yjet dhe Hëna. Atëherë, njeriu vizatoi një anije të madhe për tëfluturuar në qiell. Njeriu lundroi në mes të tymit, të reve të zeza dhe të mjegullës së dendur e të pistë. Ai u nis për të kërkuar Hënën. Ai vendosi t’i tregonte të gjithë qytetit për arsyene zhdukjes së Hënës. Trego pjesën me ndihmën e fjalive të mësipërme.Cili nga veprimet e mëposhtme ndihmon në përmirësimin e cilësisë së ajrit? Shëno me ✔. T’i përdorim sa më shumë makinat. T’u vendosim kapakë oxhaqeve. T’i hedhim mbeturinat vetëm në kosh. Të mbjellim sa më shumë pemë.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ smog – ajër i ndotur.Fjalë të rejaLexojmëT r e g i m108

