Page 112 - Demo
P. 112
Shkruaj tri pyetje që do të doje t’ia bëje banorit të Planetit të Gjelbër.SHKRUAJNË NJË PLANET TË ÇUDITSHËMShëno me ose me .Anija kozmike zbriti me shpejtësi në planetin e gjelbër. Piloti vështroi përreth. Pemët ishin prej druri të gjelbër. U dëgjua tringëllima e një mijë zilkave. Banori i planetit kishte një kokë të vogël e të rrumbullakët. Luspat e tij tringëllinin si zilka argjendi. Piloti e njihte gjuhën që flitej në Planetin e Gjelbër. Piloti bëri me shenjë nga një pikë e tokës. Dy personazhet u bënë armiq. Imagjino një udhëtim në planetin e çuditshëm. Bëhu edhe ti personazh i këtij tregimi. Luani në role pjesën.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Pas një viti, anija kozmike zbriti butë-butë në Planetin e Gjelbër. Dera u hap dhe piloti Brende hodhi sytë përreth. Rreth e qark syri i zuri pyje dhe pemë të tejdukshme. Dukeshin si prej kristali të gjelbër.Befas u dëgjua tringëllima e një mijë zilkave. Ç’tingull i këndshëm! Njëra nga pemët u hap dhe u shfaq një krijesë e çuditshme. Kishte një kokë të vogël, të rrumbullakët, sy të mëdhenj gjelbëroshë, dhe ishte i veshur me luspavezulluese, si të peshqve. Kur iu afrua, piloti Brende e kuptoi që luspat tringëllinin si zilka argjendi.Banori i vogël i Planetit të Gjelbër tha: – Korke, sirvend, plumbe plumbe?Brende nuk e njihte këtë gjuhë të çuditshme, por gjithsesi e ndjeu që banori nuk ishte i keq. Ndoshta po e pyeste nga vinte ajo anije kozmike. Piloti bëri me shenjë nga një pikë e qiellit dhe burri i vogël buzëqeshi: LexojmëT r e g i m110

