Page 114 - Demo
P. 114
1. Dëgjo pjesën e parë të tregimit.Askush nuk ishte aq i lidhur me një çadër, sa ai. Në fakt, bëhej fjalë për një çadër të jashtëzakonshme, që të mbronte nga gjithçka: nga rrezet e diellit, nga era, nga breshëri, nga vazot që binin prej ballkoneve, nga rrufetë.Ishte një çadër që s’i trembej asgjëje.• Për kë flitet në këtë pjesë? • Ç’të veçantë kishte çadra e çuditshme? Prishej nga vazot që binin nga ballkoni. S’i trembej asgjëje.• Si mendon se vazhdon tregimi? Pse? Dëgjo pjesën e dytë të tregimit.Vetëm diçkaje i trembej. Këtë, i zoti e vuri re herën e parë që doli me qiellin plot re, me të rënë piklat e para të shiut. Çadra, pasi u lag, filloi të teshtinte, duke u mbyllur e duke u hapur vrullshëm.– I papërgjegjshëm! – thërriste çadra. – Mos dëshiron që të marr ndonjë të ftohur?Kështu pra, ajo çadër i trembej shiut!• Po në këtë pjesë, për kë flitet?• Cilat ishin fjalët e çadrës?• Pse ankohej ajo?NJË ÇADËR E ÇUDITSHME12Dëgjojmë112

