Page 119 - Demo
P. 119


                                    Mjeshtri la punën, mori shpatën e rëndë dhe ia dorëzoi Skënderbeut. Ai u habit me sa lehtësi po e lëvizte atë shpatë Skënderbeu. Në duart e tij, ajo dukej e lehtë si të ishte pupël.– A është e fortë? – pyeti Skënderbeu.– Më e fortë s’ka si bëhet, – i tha mjeshtri dhe atë kohë solli në mend disa princër, të cilët i donin shpatat të bukura dhe, kur s’u pëlqenin nga bukuria, ia kthenin t’i punonte edhe njëherë.– Tani do ta shohim nëse po thua të vërtetën, – i tha Skënderbeu. Eja me mua!Ai doli nga farka e pas tij dhe mjeshtri me luftëtarët e tjerë që e shoqëronin. Afër farkës qe një shkëmb i madh sa një shtëpi. Skënderbeu hipi në kalë dhe filloi të godiste shkëmbin me shpatë gjersa e bëri copë-copë. Pastaj pa tehun e shpatës mos i qe bërë ndonjë dhëmb e, kur nuk gjeti asnjë, i tha mjeshtrit:– Të lumtë, o mjeshtër, se paske bërë një shpatë të rëndë e të fortë ashtu siç e desha unë.N. Priftimjeshtër – punëtor që bën një punë me cilësi të lartë.farkë – punishte.teh – ana e mprehtë e shpatës.Fjalë të rejaShëno me përgjigjen e saktë.Skënderbeu kishte porositur: një shpatë një mburojë një kapelë.Ai e donte shpatën: të bukur të fortë të rëndë.Skënderbeu e provoi shpatën: në shkëmb në pemë në ujë.Mjeshtri kishte bërë shpatë: të fortë të lehtë të bukur.Skënderbeu, mjeshtrin: e përgëzoi i bëri vërejtje e falënderoi.Pyet të rriturit dhe trego në klasë ndodhi të tjera me Skënderbeun. REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJLexojmëSHPATA E SKËNDERBEUTLexojmë T r e g i m117
                                
   113   114   115   116   117   118   119   120   121   122   123