Page 122 - Demo
P. 122
PARQET KOMBËTAREÇfarë është një park kombëtar?Parku kombëtar është një zonë natyrore, e mbrojtur nga ligje të veçanta që nuk lejojnë ndërhyrjen e njeriut.Brenda një parku kombëtar nuk mund të ndërtosh, të presësh, të gjuash, të peshkosh apo të shkulësh lule e pemë.Njerëzit që dëmtojnë parqet kombëtare dënohen me ligj.Çfarë mund të bëhet në një park kombëtar?Brenda parqeve kombëtare lejohen shëtitjet dhe piknikët. Në këto vende ka tabela të posaçme, që tregojnë se çfarë veprimtarish lejohen dhe çfarë jo.ligj – rregull që është i detyrueshëm për të gjithë.Fjalë të rejaDisa rregulla për të qenë miq me natyrën.Për bukuritë e natyrës shkruhet shumë edhe në revista të ndryshme. Të mëdhenj e të vegjël i shfletojnë me kënaqësi ato. Ja ç’lexuan fëmijët për parqet kombëtare.Lexojmë120

