Page 123 - Demo
P. 123
A lejohet të presësh pemë në një park kombëtar? Pse?Çfarë ndodh nëse dëmtohet parku kombëtar?Si kuptohet nëse një veprim është i lejuar në park?Çfarë kujdesi tregohet për të ruajtur një park kombëtar?Shto informacione të tjera që ke lexuar në revista për natyrën.Trego nëse ke vizituar ndonjë park kombëtar. REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ Si mirëmbahen parqet kombëtare?Në parqet kombëtare mbillen pemë të reja, në vendet ku ato janë rralluar. Disa lloje kafshësh që janë të pakta në numër mbrohen nga gjuetia. Disa prej tyre janë: ariu, kaprolli, shqiponja, dhia e egër etj.Në Shqipëri kemi shumë parqe kombëtare: Parku i Dajtit, Parku i Liqenit Artificial të Tiranës, Lugina e Valbonës, Thethi, Lura, Mali i Tomorit, Pishat e Divjakës, Llogoraja, Qafështama, Prespa, Butrinti etj.A e dini se...Disa rregulla për të qenë miq me natyrën.Shëno me ✔ rregullat që duhen zbatuar në park. Të dëgjojmë zërat tanë dhe të zogjve. Të lëvizim me kujdes që të mos trembim kafshët. Të informohemi për llojet e luleve, bimëve që nukduhen këputur. Pas piknikut, t’i lëmë çantat dhe qeset plastike në mes të pyllit, që kafshët të luajnë me to. Të shkruajmë mbi trungjet e pemëve.A mendon se këto rregulla janë të rëndësishme? Pse?121

