Page 135 - Demo
P. 135
DËBORA DHE LULEBORADitën kur u ndanë ngjyrat, dëbora mbërriti me vonesë. Sa e trishtuar u ndje dëbora, krejt e vetme pa ngjyra!Ajo shkoi të kërkonte miqtë e saj. Iu afrua lulepatates. Do t’i pëlqente të kapardisej në diell me atë veshjen e saj rozë. Por lulepatatja nuk pranoi ta ndante me të ngjyrën e saj. Atëherë, dëbora shkoi te lulja mosmëharro. Po, me ngjyrën e saj dëbora do të bëhej kaltëroshe! Por lulja mosmëharro, megjithëse aq e vogël, nuk e pranoi kërkesën e saj.Dëbora e gjorë, krejt e mërzitur, i kërkoi ngjyrë çdo luleje, madje edhe barit dhe pemëve. Por asnjë nuk pranoi.Pikërisht në atë çast, e thirri një lule e vogël dhe e thjeshtë.– Dëborë, po të duash e ndaj unë me ty ngjyrën time, – tha lulja e vogël duke tundur lehtë boçen e vet të bardhë...Dhe më në fund, dëbora e mori ngjyrën e saj. Ajo u bë e bardhë, si lulja e vogël. Që atëherë, kur dëbora mbulon tokën me mantelin e saj të bardhë verbues, tërë pemët dhe lulet që nuk pranuan të ndanin ngjyrën me të, fshihen nga turpi, dhe zhduken ose zhvishen. Vetëm një lule e vogël bardhoshe rri kryelartë para mikeshës dëborë, së cilës i fali ngjyrë. Ajo është lulebora.L. Espinasui trishtuar – i mërzitur.kapardisej – krekosej, shiste mend.boçe – lule që s’ka çelur ende; burbuqe.mantel – lloj veshjeje e gjatë, pelerinë.Fjalë të rejaShkruaj një mbyllje tjetër për pjesën.REFLEKTOJLEXOJ DHE KUPTOJ SHKRUAJShkruaj katër emra lulesh dhe ngjyrën që ato kanë.Për shembull, luledielli ka ngjyrë të verdhë.Shëno me ose me .Dëbora u ndje e trishtuar, pasi mbeti e vetme dhe pa ngjyrë. Ajo u kërkoi ndihmë të gjitha luleve. Lulet, bari, pemët pranuan ta ndanin ngjyrën e tyre me dëborën. Një lule e vogël me boçe të verdhë e ndihmoi dëborën. Kur dëbora mbulon tokën, vetëm lulebora qëndron pranë saj. Lexojmë T r e g i m133

